Kosova
Biznesmeni nga diaspora i gatshëm të investojë në Kosovë
Jeton Krasniqi ka në Itali disa biznese, si agjenci për shërbimin e të huajve, shërbime ndërlidhëse me biznese dhe pastrim
Mundësia, kapacitetet dhe vullneti nuk është duke munguar në mesin e biznesmenëve nga diaspora për të investuar në Kosovë, tha Jeton Krasniqi biznesmen me qëndrim në Itali gjatë vizitës që zhvilloi në Odën e Afarizmit të Kosovës (OAK).
Ai shtoi që për t’u realizuar kjo, Kosova duhet të krijojë kushte shumë më të favorshme në të gjitha fushat si në ofertë ashtu edhe në krijimin dhe funksionalizimin e ligjeve.
OAK e njoftoi Krasniqin me punën dhe kontributin që është duke dhënë në zgjidhjen e problemeve që është duke i hasur biznesi dhe ftoi atë dhe bizneset e tjera që të jenë pjesë e OAK-së, duke dhënë kontribut në këtë drejtim.
Për më shumë, Jeton Krasniqi ka në Itali disa biznese, si agjenci për shërbimin e të huajve, shërbime ndërlidhëse me biznese dhe pastrim.
Në këtë takim Oda e Afarizmit të Kosovës u përfaqësua nga kryetari i bordit Skënder Krasniqi dhe koordinatorja Donika Gashi.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau













