Autotech

BMW shiti 2.5 milionë vetura më 2018

Prodhuesi gjerman i makinave BMW ka njoftuar se ka arritur shitje rekord prej 2.49 milionë vetura të llojit BMW, Mini dhe Rolls – Royce vitin e kaluar.

“Grupi BMW arriti shitje rekord në vitin 2018. 2.49 milionë automjete nënkuptojnë se BMW Group është kompania lider në botë për automjetet Premium për vitin e 15-të”, bëri të ditur shefi ekzekutiv Harald Krueger.

Daimler ende nuk ka publikuar ende shifra vjetore të shitjes për veturat e pasagjerëve të Mercedes-Benz, kështu që mbetet ende e paqartë nëse marka BMW mund të arrijë edhe shijet e Mercedes-Benz në vitin 2018, transmeton “Scan’.

Shitjet e makinave BMW, Mini dhe Rolls-Royce kishin arritur shitje rekord, madje duke ia kaluar edhe Mercedes-Benz në vitin 2017, përcjell albinfo.ch.