Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Suhr (AG): Gruaja nga Maqedonia plagos me thikë foshnjën dhe anëtarët e familjes Një helikopter shpëtimi e transportoi fëmijën me helikopter në spital ndërsa utoambulancat transportuan të rriturit... -
Marigona Qerkezi rikthehet në “Anna Bolena” në Tirol -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Gjermani
Hapet shkolla shqipe në Bischofsheim pranë Wiesbaden-it
Jeta në Zvicër
-
Berna përgatitet për mungesë karburanti, rrezik për verën Në rast përkeqësimi të situatës, Zvicra mund të përdorë rezervat strategjike, të cilat mbulojnë disa muaj... -
“Zvicra si Dubai i ri?” – Interes në rritje nga milionerët dhe bizneset -
Zvicra shqyrton azilin jashtë vendit, por zbatimi mbetet sfidë -
Zvicër: Djathari akuzohet për vjedhje tonash djathi -
Me 11.9%, Zugu ka më së shumti makina elektrike në Zvicër













