Sport
Bolt lut sportistët të mos përdorin më doping
Legjenda e shpejtësisë ka kërkuar që të bëhet pastrimi i sportit pak ditë para finales së madhe në 100 metra në Kampionatin Botëror që po mbahet në Londër
Atleti i njohur olimpik, Usain Bolt, ka kërkuar nga përdoruesit e substancave të ndaluara që të ndërpresin aktet e tilla sepse po e mbysin atletikën dhe ka kërkuar nga ata që të pastrohen nga këto veprime “për hir të sportit”.
Por superatleti thotë se gjërat janë duke lëvizur gradualisht në drejtimin e duhur, pas përjashtimit të Federatës Ruse në nëntor të 2015-s për përdorim të dopingut.
Legjenda e shpejtësisë ka kërkuar që të bëhet pastrimi i sportit pak ditë para finales së madhe në 100 metra në Kampionatin Botëror që po mbahet në Londër.
Nga 30 prej kohëve më të mira në garën për 100 metra, 21 herë u arritën nga atletë që kanë përdorur doping, ndërsa nëntë të tjerat erdhën nga Bolti që ka shijuar karrierë fantastike në nëntë vjet, duke fituar tetë medalje të arta olimpike dhe 11 tituj botërorë.
“Shpresoj që atletët të shohin se çfarë po ndodhë dhe të kuptojnë që nëse nuk ndalen, sporti do të vdesë”, ka thënë në një konferencë për media, rekordmeni i garës për 100 dhe për 200 metra distancë.
“Dopingu është gjë e keqe gjithmonë dhe nuk është kurrë rezultat i kënaqshëm sepse ti jep gjithçka me punë dhe sporti ecën tutje e më pas ka njerëz që e rikthejnë dopingun. Është e vështirë. Po ecim në kahen e duhur, andaj shpresojmë të vazhdojmë në këtë rrugë”, ka shtuar më tej ai.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës










