Bota
Bolton: Do të mbështesim me entuziazëm një Brexit pa marrëveshje
Vizita e Bolton në Britani të Madhe
Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare John Bolton tha të hënën në Londër se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin me entuziazëm një Brexit pa marrëveshje nëse qeveria britanike vendos ta bëjë këtë.
Vizita e zotit Bolton synon t’i japë Britanisë garanci mbi lidhjet me Shtetet e Bashkuara. Zoti Bolton i tha Kryeministrit britanik Boris Johnson se Presidenti Donald Trump dëshiron të shohë një dalje të suksesshme të Britanisë nga Bashkimi Evropian më 31 tetor dhe se Uashingtoni do të jetë i gatshëm të punojë me shpejtësi për një marrëveshje të tregtisë së lirë me Londrën.
Kryeministri Johnson dëshiron që BE-ja të rinegociojë kushtet e daljes së Britanisë përpara 31 tetorit, por BE-ja thotë se nuk do ta modifikojë pjesën e marrëveshjes që zoti Johnson thotë se duhet të ndryshohet patjetër.
Gjendja e tanishme e lë Britaninë të largohet nga Bashkimi Evropian pa ndonjë periudhë zyrtare tranzicionit ose marrëveshje ligjore që mbulon çështje të tilla si tregtia, transferimi i të dhënave dhe politika kufitare.
“Nëse ky është vendimi i qeverisë britanike, ne do ta mbështesim atë me entuziazëm, dhe këtë po përpiqem të përcjell. Ne jemi me ju, jemi me ju,” u tha zoti Bolton gazetarëve pas ditës së tij të parë të takimeve.
Zoti Bolton, i cili ndodhet në Londër për dy ditë bisedime me zyrtarët britanikë, po kërkon përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve me Kryeministrin Boris Johnson pas tensioneve të herë pas hershme me ish kryeministren Theresa May.
Ndërsa Mbretëria e Bashkuar përgatitet të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 tetor, ndryshimi i saj më i madh gjeopolitik që nga Lufta e Dytë Botërore, shumë diplomatë presin që Londra të bëhet gjithnjë e më e varur nga Shtetet e Bashkuara.
Një mesazh kryesor që po përcjell zoti Bolton është se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë në zbutjen e daljes së Britanisë nga BE-ja me një marrëveshje të tregtisë së lirë për të cilën po negociohet nga përfaqësuesi amerikan i tregtisë Robert Lighthizer dhe homologja e tij britanike, Liz raporton VOA, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












