Lajme
Bomba bërthamore, Irani flet për mundësinë e krijimit të saj
Zyrtarët iranianë kanë nisur të flasin publikisht për mundësitë e krijimit të një arme bërthamore.
Zyrtarët iranianë kanë nisur të flasin publikisht për mundësitë e krijimit të një arme bërthamore.
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, pati lëshuar më 2005 një urdhër fetar kundër armëve bërthamore dhe prej atëherë zyrtarët kanë pretenduar se programi bërthamor i Teheranit ekziston vetëm për qëllime civile.
Megjithatë, ajo retorikë ka ndryshuar në javët e fundit.
Kamal Kharazi, këshilltar i lartë i Khameneit, ka sugjeruar më 17 korrik se Irani ka kapacitet që të krijojë armë bërthamore, mirëpo vendimi nëse do të krijohet një e tillë, nuk është marrë ende, raporton REL, përcjell Albinfo.ch.
Në një video të publikuar në Telegram nga një kanal i afërt me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit më 29 korrik, është pyetur audienca: “Kur do të zgjohet bomba e fjetur bërthamore e Iranit?”
Ky kanal ka pretenduar se objekti nëntokësor Fordow ka mundësi të prodhojë uranium mjaftueshëm pë të pasuruar një armë bërthamore.
Këto pretendime janë thënë më zëshëm më 1 gusht nga Mohammad Eslami, udhëheqës i organizatës iraniane për energji bërthamore.
Deklaratat e fundit janë të pashembullta, por mund të jenë përpjekje nga ana e Iranit për të përfituar sa më shumë në tavolinën negociuese.
Bisedimet me qëllim të ringjalljes së marrëveshjes bërthamore – që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015 – janë të bllokuara tash e saj muaj.
Në anën tjetër, deklaratat e fundit mund të shihen si tentime të Iranit për t’u bërë fuqi bërthamore.
Marrëveshja e vitit 2015 parasheh kufizimin e programit bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare për Teheranin.
Kur kanë diskutuar për çështjet bërthamore, zyrtarët iranianë në vitet e fundit kanë cituar nocionin islamik të njohur si taqiya, që do të thotë se besimtarët mund të fshehin besimet e tyre përballë persekutimit.
Thënë më thjesht, ata mund të arrijnë synimin e tyre fshehurazi.
Është e vështirë të besohet se këto deklarata janë bërë pa miratimin e Khameneit, i cili ka fjalën e fundit në çështje të tilla me rëndësi.
Qëllimi i liderit suprem mund të jetë rikthimi i besimit publik dhe krenarisë për programin bërthamor të Iranit dhe që të shpërfaqë vendosmërinë e Republikës Islamike.
Në këtë mënyrë, nëse Irani i rikthehet marrëveshjes bërthamore, Khamenei mund të ruajë fytyrën e vet.
Kur ishte nënshkruar marrëveshja më 2015, ai pati përshëndetur “fleksibilitetin heroik” të Iranit.
Mirëpo, prej kur ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka tërhequr Shtetet e Bashkuara nga kjo marrëveshje më 2015, ky pakt është zbatuar fare pak.
Qasjen e këtyre ditëve të Khameneit, disa e shohin si “çoroditje sfiduese”, pasi retorika përshkallëzuese pritet të zgjerohet.
Më 2 gusht, ligjvënësi Mohammadreza Sabaghiyan, ka kërcënuar publikisht se “nëse armiqtë i vazhdojnë ngacmimet, ne do t’i kërkojmë liderit tonë që të ndryshojë urdhrin fetar në të mirë të krijimit të bombës”.
Udhëheqësi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, ka thënë më 2 gusht se “fjalët e mira” nga Irani nuk mjaftojnë për të kënaqur inspektorët ndërkombëtarë. Grossi ka theksuar se shpreson që Teherani është i gatshëm për transparencë sa i përket programit bërthamor, i cili është duke u zhvilluar “shumë, shumë shpejt”.
Grossi i ka bërë këto deklarata kur është pyetur për rolin e Agjencisë në monitorimin e ringjalljes së mundshme të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.
Ai ka bërë thirrje që Irani t’i mundësojë Agjencisë qasjen nëpër centrale, për të vlerësuar nëse programi i pasurimit të uraniumit është ende në nivelet që konsiderohen paqësore.
“Kur është fjala për çështje bërthamore, fjalët e mira nuk funksionojnë. Ajo çfarë ju duhet të bëni është që të jeni transparent dhe të punoni me ne. Ne jemi të gatshëm dhe shpresojmë se edhe ata do të jenë”, u ka thënë Grossi gazetarëve në Kombet e Bashkuara.
“Ata kanë një program bërthamor ambicioz që duhet të verifikohet në mënyrën e duhur. Programi është duke u zhvilluar shumë shpejt dhe në disa aspekte, sepse po i rriten edhe ambiciet edhe kapaciteti”.
Aktualisht, Irani është duke pasuruar uranium 60 për qind të pastër.
Kjo shifër është disa herë më e lartë sesa 3.67 për qind sa e parasheh marrëveshja e vitit 2015.
Për të krijuar armë bërthamore, uraniumi duhet të pasurohet në deri 90 për qind.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim Ai u dënua me 8 muaj burg (shtesë) për tentim shantazhimi. T30-vjeçari ishte duke vuajtur dënimin...
-
Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, takon homologun e tij nga Zvicra, Ignazio Cassis
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës”
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra vendi nga ku rrjedh qumështi dhe çokollata Herë me humor, herë serioze: Një dokumentar në SRF i kushtohet temës së çokollatës zvicerane. Nga...
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
-
300 zviceranë të bllokuar në Kaledoninë e Re pas shpërthimit të trazirave
-
Shtim i rasteve të sulmeve ndaj infermierëve në Zvicër
-
Bllokime të reja trafiku përpara tunelit Gotthard