Kuriozitete

Bora argëton sportistët në Paris

Një ish-atlet skijoi në një park të mbuluar me borë në kryeqytetin francez, me një paramotor në shpinë, një ditë pasi të reshurat e mëdha të borës goditën Parisin dhe Francës veriore.

34-vjeçari Antoine Taillefer fillimisht e ngroh paramotorin, të cilin e vendos në shpinë, në përgatitje për udhëtim, përcjell albinfo.ch.

Ai pastaj ka skijuar nëpër bazat e mbuluara me borë të Bagatelle Park. Taillefer është duke e zhvilluar këtë sport që nga viti 2015. E, në kohën e xhirimeve kishte arritur shpejtësinë prej 70 kilometrave në orë.