Lajme

Bora mbulon një pjesë të Zvicrës

VIDEO: Pamje nga dëbora e parë në Zvicër

Një rrymë e ftohtë ajri ka ulur ndjeshëm temperaturat në Zvicër gjatë kësaj fundjave. Ndonëse me kalendar ende jemi në ditët e para të stinës së vjeshtës, në lartësira ka pasur edhe reshje bore. Në zonën rrëzë Alpeve janë shënuar reshje të shumta. Të shtunen dhe sot ka pasur reshje me bore, duke mbuluar shumë alpe me doborë, transmeton albinfo.ch.

Gstaad është një qytet turistik i njohurnë rajonin Berner Oberland të Alpeve Zvicerane. Ky rajon është mbushur me doborë dhe ka marrë një pamje të bukur. Malet e tij të larta dhe shkollat prestigjioze ndërkombëtare të konviktit e kanë bërë prej kohësh atë një destinacion pushimesh për mbretër dhe të famshëm. Teleferikët lidhin zonat e skive përreth si Wispile dhe Rinderberg, me qindra kilometra pista të të gjitha niveleve dhe shtigjeve, transmeton tutje albinfo.ch.

… snowflakes of yesterday! 😍 …#inlovewithswitzerland#gstaadcomeupslowdown#myswitzerland

Publiée par Jane Cabrera Calinga sur Samedi 26 septembre 2020

… Gstaad today! 🥰 …

Publiée par Jane Cabrera Calinga sur Samedi 26 septembre 2020