Lajme
Boronicat dhe vlerat ushqyese të saj
A e dini se boronica ka një numër të lartë vitaminash që rrisin shëndetin e trurit, konkretisht flavonoidet? Është gjithashtu shumë e rëndësishme të dini se konsumimi i boronicave çdo ditë ngadalëson humbjen e kujtesës dhe ndihmon koordinimin motorik që shoqërohet zakonisht me plakjen.
Boronicat mund të konsumohen të freskëta, të ngrira, të konservuara ose të lëngshme për t’i dhënë trurit përfitimet e mësipërme. Gjithashtu, përveçse ruajnë shëndetin e zemrës dhe ngadalësojnë plakjen e trurit, boronicat forcojnë imunitetin dhe kockat, si dhe përmirësojnë shikimin natën. Rekomandohet ngrënia e një grushti boronicash çdo ditë. Boronicat janë një aleat i vërtetë për eshtra të shëndosha dhe lëkurë të bukur.
Ato janë të pasura me antioksidantë dhe flavonoid antocianinë, që ngadalëson plakjen e qelizave të trurit.
Boronicat mbrojnë zemrën. Ato përmbajnë substanca që reduktojnë rrezikun e akumulimit të depozitave yndyrore dhe për këtë arsye mbajnë larg sëmundjet e zemrës. Studimet kanë treguar se konsumimi i rregullt i boronicave zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër, veçanërisht te femrat. Ndër të tjera, boronicat shërbejnë për imunitet më të fortë, rregullojnë sheqerin në gjak, pasi janë të pasura me vitamin C, shërbejnë kundër rrudhave, forcojnë kockat dhe përmirësojnë shikimin natën.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











