Portrete të firmave
Bota e logjistikës ajrore: Prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih
Në një ditë të zakonshme pune, në një nga nyjet më të rëndësishme të transportit ajror në Zvicër, aeroportin e Cyrihut , patëm rastin të hyjmë në një botë që rrallë shihet nga afër: botën e logjistikës ajrore, ku çdo sekondë, çdo kilogram dhe çdo dokument ka rëndësi jetike.
swissalbs, në serinë e vizitave nëpër kompani, ka organizuar një ngjarje të ejten që mblodhi profesionistë dhe ndërrmarës shqiptaro-zviceranë në ambientet e kompanisë Cargologic, ku na priti Berat Morina, zëvendëspresident i Departamentit të Shitjes dhe Marketingut, i cili na hapi dyert drejt prapaskenave të një prej operacioneve më të sofistikuara në Zvicër për transportin e mallrave në të gjithë globin.
Me një mikpritje të ngrohtë dhe një prezantim plot pasion për punën që bën, Morina na shoqëroi nëpër hapësirat teknike ku mallrat trajtohen me saktësi kirurgjikale. Nga ngarkimi i kontenierëve ajrorë te kontrolli i dokumentacionit dhe koordinimi me rrjetin ndërkombëtar të klientëve, çdo proces në Cargologic reflekton profesionalizëm dhe besueshmëri.
“Çdo ditë këtu janë në lëvizje mallra që nisen drejt vendeve të ndryhsme të botës, gjithçka me një orar të caktuar dhe me standarde të larta sigurie,” na shpjegon Morina, duke treguar zonat ku ruhen mallrat e ndjeshme, nga medikamentet deri te pajisjet elektronike.
Pas vizitës në të gjitha kthinat e kompanisë, të ftuarit u mblodhën për një drekë të përbashkët, ku diskutimet u zhvilluan në një atmosferë të relaksuar dhe miqësore. Dreka shërbeu si një mundësi e shkëlqyer për rrjetëzim, ku profesionistë nga sektorë të ndryshëm ndanë përvoja dhe ide për projekte të mundshme bashkëpunimi.
Cargologic, si ofruesi kryesor në Zvicër për shërbimet e përpunimit të ngarkesave ajrore, është aktive prej mbi 70 vitesh në shërbim të linjave ajrore dhe kompanive të transportit në disa aeroporte. Me synimin për të qenë më të shpejtë, më të qëndrueshëm dhe më fitimprurës sesa konkurrentët, kompania është rritur si një aktor kyç në këtë sektor. Që nga viti 2002, Cargologic është pjesë e Rhenus Group, një rrjet logjistik me praninë në 1.320 lokacione në mbarë botën dhe mbi 40.000 punonjës. Në Cyrih në këtë kompani punojnë 350 puntorë me rrënjë shqiptare.
Kjo vizitë na ofroi një pamje të qartë përtej fasadës së terminaleve ajrore: një botë që funksionon me përpikmëri, e udhëhequr nga ekspertizë, përkushtim dhe nga profesionistë si Berat Morina, të cilët jo vetëm që mbajnë gjallë mekanizmat e logjistikës globale, por edhe përfaqësojnë me dinjitet vlerat shqiptare në Zvicër.
swissalbs është një organizatë jofitimprurëse me seli në Cyrih. Si një komunitet interesash, swissalbs promovon frymën sipërmarrëse të zviceranëve me origjinë shqiptare, ofron një platformë për shkëmbimin e përvojave dhe nderon arritje të jashtëzakonshme në shoqëri, biznes, kulturë, arsim dhe politikë.
Të ngjashme
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime Mes pasigurisë së vazhdueshme gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe çmimeve në rritje të karburantit për... -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten -
Disa pishina zvicerane mund të ndalojnë hyrjen e jo-rezidentëve -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
SHBA fillon hetime kundër Zvicrës për tregti të padrejtë















