Lajme
Bota me 18 milionë raste tē reja me Covid-19 vetëm për një javë
Javën e kaluar, janë regjistruar 18 milionë raste të reja me Covid-19 në mbarë botën, një rritje prej 20% krahasuar me shtatë ditët e mëparshme, raportoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë OBSH.
Sipas OBSH-së, ka pasur 45,000 vdekje globale gjatë të njëjtës periudhë, një numër i ngjashëm me javën e kaluar, transmeton Albinfo.ch.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ansa, Italia renditet e katërta ndër vendet në botë ku është regjistruar numri më i madh i rasteve të reja me Covid-19 në javën e fundit. Numri më i lartë është regjistruar në SHBA (4 688 466 raste, ngjashëm me javën e kaluar), pastaj Franca (2 012 943, + 26%), India (1 594 160, + 150%) dhe Italia (1 268 153, + 25%).
Në vendin e pestë ishte Britania e Madhe me 813 326 raste të reja, një rënie prej 33% krahasuar me shtatë ditët e mëparshme. Të dhënat në Itali tregojnë një ngadalësim të kurbës së infektimit. Sondazhi i javës së kaluar tregoi një rritje prej 57%
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë Qeveria federale ka analizuar disa masa për ta luftuar këtë fenomen, përfshirë përdorimin e “radarëve të... -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet











