Lajme
Botërori i Fluturimeve të Lira, ngjarje e jashtëzakonshme në Vlorë
Imazh i këtij Kampionati është aktorja shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku, e cila po qëndron në Shqipëri
Për herë të parë në Shqipëri po mbahet Kampionati Botëror i Fluturimeve të Lira. Ky Kampionat ka filluar më 5 maj dhe do të zhvillohet deri më 14 maj, shkruan albinfo.ch.
Në këtë Kampionatin po marrin pjesë 150 garues nga 28 vende të ndryshme të botës, duke përfshirë edhe garuesit nga Kosova e Shqipëria.
Për disa ditë do të ketë jo vetëm sport ekstrem, por edhe një javë kulturore që do ta kthejë bregdetin vlonjat në skenë të hapur natyrore mes sportit të qiellit dhe trashëgimisë kulturore në tokë, bëjnë të ditura mediat lokale.
Imazh i këtij Kampionati është aktorja shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku, e cila po qëndron në Shqipëri.
Në një postim në rrjetin social Facebook, një ditë më parë aktorja Dushku shkruante, “Ju kujtohen ca pamje të bregdetit dhe maleve shqiptare në dokumentarin tim? Ato i ka realizuar Alket Islami dhe do të jem e pranishme në ngjarjen e organizuar nga ai”, ka shkruar Dushku në “Facebook”.
Aeronautika botërore ka zgjedhur Vlorën për këtë kampionat, që dëshmon kapacitetet e Shqipërisë në këtë fushë sportive, ndërsa një kampionat i tillë i përmasave botërore vjen për herë të parë në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













