Lajme
Brenda dy ditëve, asnjë kosovar nuk e kaloi kufirin
Sipas zyrtarëve në Beograd, brenda dy ditëve të fundit, nuk është raportuar asnjë rast i kalimit ilegal të kufirit nga kosovarët
Vala e emigrimit të kosovarëve drejt Bashkimit Evropian ka rënë dukshëm ditëve të fundit. Madje, autoritetet në Beograd tregojnë se brenda dy ditëve të fundit, nuk është raportuar asnjë rast i tentim-kalimit ilegal të kufirit ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë nga ana e shtetasve të Kosovës.
Kryetarja e Komisionit parlamentar për Mbrojtjen dhe Punët e Brendshme, Marija Obradoviç deklaroi sot se Ministria e Brendshme po bën përpjekje për uljen e numrit të emigrantëve shqiptarë nga Kosova, që zgjedhin kufirin serb për t’iu drejtuar Bashkimit Evropian.
“Në 48 orët e fundit, asnjë kalim i paligjshëm i kufirit nuk është regjistruar, ndërsa për shembull, në gjysmën e parë të shkurt u ndaluan rreth 150 kalime të paligjshme”, tha Obradoviç për agjencinë “Tanjug”.
Ministria e Brendshme e Serbisë në bashkëpunim me kolegët nga vendet fqinje, si Gjermania dhe Austria, sipas Obradoviq, ka ulur ndjeshëm numrin e emigrantëve të paligjshëm mbi kufijtë serbë.
Ministria serbe ka shtuar praninë e policisë kufitare dhe ka dislokuar anëtarët shtesë të xhandarmërisë dhe të Policisë të Përgjithshme, të cilët kanë kontribuar në ndalimin e emigrantëve kosovarë të cilët përpiqen të kalojnë kufijtë muajt e fundit. Ajo tha se përgjithësisht, këta emigrantë janë me dokumente false dhe më një certifikate administrativ që iu jep mundësin e lëvizjes në Serbi.
Ndryshe, për të ndihmuar autoritetet serbe dhe ato hungareze në ndaljen e emigrantëve kosovarë drejt BE-së, Gjermania ka dërguar një kontingjent prej 20 policësh të cilët po përcjellin kufirin nëpërmjet kamerave termike. Në luftën për parandalimin e emigrantëve janë bashkuar katër shtete, Serbia, Hungaria, Gjermani dhe Austria.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit












