Shkurt.ch
Brenga e Zvicrës pas pranimit të Kosovës në UEFA: Çka do të bëhet me Xhakën dhe Shaqirin?
Më shumë se në vetë lajmin e pranimit ato fokusohen në fatin e kombëtares zvicerane gjegjësisht në lëvizjen eventuale të lojtarëve me prejardhje nga Kosova
Lajmi për pranimin e Kosovës në UEFA ka qenë lajm i parë edhe për mediat zvicerane. Sigurisht, përveç opinionit shqiptar-kosovar dhe atij serb, më “së afërmi zemrës” këtë zhvillim e kanë marrë zviceranët. Arsyeja është e qartë: Me pranimin e Ksoovës në organizatat ndërkombëtare të futbollit (UEFA dhe FIFA) lëkundet statusi i lojtarëve kyç të përfaqësuese zvicerane, në radhe të parë i Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit. Lidhur me këtë, gjatë ditëve të fundit ka pasur një shqetësim të dukshëm sidomos në gazetat Blick dhe 20 minuten rreth asaj se cila do të jetë a ardhmja që do ta zgjedhin futbollistët e përmendur pas pranimit të Kosovës në UEFA.
Me dhjetëra artikuj e kryeartikuj janë publikuar këto ditët e fundit në mediat e përmendura dhe në të tjera, ku problem numër një bëhet lojaliteti ose jo i lojtarëve në fjalë ndaj Zvicrës. Ata, sipas këtyre zërave, me deklarimet e tyre të mëhershme kanë dhënë shkas për frikë se do të mund të kalonin në kombëtaren e re të Kosovës. Prandaj, të gjithë këta artikuj kanë qenë përplot me spekulimet në stilin “çfarë nëse…” apo “ja sepse nuk duhet ta braktisin Zvicrën” lojtarët e përmendur.
Rrjedhimisht, edhe lajmi i sotëm vetëm sa e ka ngritur më lart këtë shqetësim. Gazetat e përmendura në versionin e tyre online titujt e parë i kanë: “Kosova u pranua në EUFA: çfarë do të bëjnë Shaqiri e Xhaka”. Pra më shumë se në vetë lajmin e pranimit ato fokusohen në fatin e kombëtares zvicerane gjegjësisht në lëvizjen eventuale të lojtarëve me prejardhje nga Kosova.
Si blick.ch ashtu dhe 20minuten.ch krahas lajmeve të para kanë përgatitur tashmë edhe anketat e filmuara me kalimtarë rasti dhe me personalitete sportive lidhur me atë se si do të duhej të veprojnë tash futbollistët e adhuruar dhe njëherësh të shikuar me dyshim, Xhaka e Shaqiri me shokë. 20minuten.ch i ka vënë anketës së vet titullin: “Kush është rritur këtu, duhet të luajë për Zvicrën”. Ndërsa blick.ch jep përgjigjet në disa pyetje që e interesojnë publikun zviceran rreth konsekuencave të pranimit të Kosovës në UEFA që mund të ketë Zvicra.
Po ashtu edhe transmetuesi publik srf në portalin e vet është marrë me këtë çështje. “UEFA njeh Kosovën: A do të ikin lojtarët e kombëtares?”.
Kështu ose ngjashëm shkruajnë edhe mediat tjera të cilat takohen në një pikë: Kosova u pranua në UEFA por çka do të bëhet me futbollistët kosovarë në Nati?. Vetëm një gjë mungon në këto lajme e komentime: mendimi aktual i futbollistëve për të cilët bëhet kaq zhurmë.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike














