Lajme
Britani: Pesë të arrestuar nën dyshimet për komplot terrorist
Policia në Britani njoftoi të dielën arrestimin e pesë burrave nën dyshimin për përfshirje në vepra penale me karakter terrorist. Katër prej të arrestuarve janë shtetas iranianë, ndërsa kombësia e personit të pestë ende nuk është konfirmuar, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Të dyshuarit, të moshës nga 29 deri në 46 vjeç, u ndaluan në operacione të koordinuara në Londër, Swindon dhe zonën e Mançesterit të Madh. Sipas një deklarate nga Policia Metropolitane e Londrës, arrestimet janë të lidhura me “një komplot të dyshuar për të synuar një lokal specifik.”
“Ky është një hetim që po zhvillohet me ritme të shpejta dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në zonën e prekur për t’i mbajtur të informuar,” deklaroi Dominic Murphy, shefi i njësisë kundër terrorizmit të Policisë Metropolitane.
Murphy theksoi se hetimi është ende në fazat e para dhe se aktualisht po shqyrtohen disa pista për të përcaktuar motivin e mundshëm, si dhe për të kuptuar nëse ekziston ndonjë rrezik i mëtejshëm për publikun.
Ndërkohë, policia vazhdon kërkimet në zona të ndryshme në Mançester, Londër dhe Swindon, ndërsa pesë të arrestuarit mbeten në paraburgim në pritje të zhvillimeve të mëtejshme hetimore, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss Drdani, familjr: "Si familje, jemi të befasuar për të mirë nga numri i njerëzve që kanë... -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028










