Lajme
Britania alarmohet nga varianti i ri i Omicron

Virologët në Britaninë e Madhe kanë ngritur alarmin nga përhapja e Centaurus, nënvariantit të ri të Omicron, në vend. I zbuluar për herë të parë në Indi në fillim të majit, që atëherë është përhapur në Mbretërinë e Bashkuar, Australi, Gjermani, Shtetet e Bashkuara, Japoni, Zelandën e Re, Indonezi, Nepal dhe Kanada. Ky është mutacioni BA.2.75 i Omicron, pra “një variant i një varianti” i cili “është sigurisht potencial për të zëvendësuar BA.5”, tha virologu i Kolegjit Imperial në Londër, Tom Peacock, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Centaurus duket se përhapet edhe më shpejt se Omicron BA.5 dhe mund të shoqërohet me sëmundje më serioze. Për këtë arsye ai mbahet nën vëzhgim të ngushtë si nga ECDC, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ashtu edhe nga OBSH, Organizata Botërore e Shëndetësisë, megjithëse studimet për rrezikun më të madh të tij janë ende në vazhdim.
“Është e vështirë të parashikohet efekti i kaq shumë mutacioneve që shfaqen së bashku. Ato i japin virusit një veti ‘jolly’ në të cilën shuma e pjesëve mund të jetë më e keqe se pjesët individuale – shpjegoi për Guardian, virologu i Kolegjit Imperial në Londër, Tom Peacock, i cili ishte i pari që zbuloi Omicron në nëntor. Sipas Peacock, nënvarianti Centaurus “është padyshim një kandidat i mundshëm për atë që vjen pas BA.5. Nëse jo, ndoshta është ajo gjë që do të kemi më vonë, e cila është një variant i një varianti”.
“Vitin e kaluar ne ishim shumë të bindur se Delta përfaqësonte një kulm evolucionar për virusin, por shfaqja e Omicron dhe rritja e madhe e ndryshueshmërisë dhe evazivitetit të antitrupave është një shenjë se ne si popullatë nuk mund të ndjekim një plan të ngjashëm gripi për të vazhduar me evolucionin viral”, vuri në dukje Stephen Griffin, një virolog në Universitetin e Leeds
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari vret me thikë bashkatdhetarin 33-vjeçar Vritet me thikë 33-vjeçari shqiptar, arrestohet bashkatdhetari...
-
Zvicër: SHKA “Teuta” merr pjesë në “Fête de Ecublens”
-
Libri “Bukë, kripë e zemër”, ndër fituesit e çmimit “Gourmand Awards 2023”
-
Elina Duni do të shfaqë tri koncerte në Austri
-
10 vjet dëbim nga vendi për kosovarin e lindur në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Tërmetet e shpeshta, shqetësojnë autoritetet në Jura Kantoni Jura ka përjetuar tre tërmetet më të mëdha në historinë e tij gjatë 18 muajve...
-
Mungesa e inxhinierëve, kompanitë zvicerane hasin në probleme
-
Shërbimi mjekësor urgjent në Pallatin Federal, 1500 franga në ditë
-
Emetimi i dioksidit të karbonit nga veturat, ende problem në Zvicër
-
Berna dëshiron të testojë shitjen e kontrolluar të kokainës