Integrimi
Britania ashpërson kursin ndaj migrantëve ilegalë
Fluksi i madh i refugjatëve që kanë destinacion Britaninë e madhe përmes portit francez të Kalesë ku çdo natë qindra vetë përpiqen të kalojnë tunelin, ka shtyrë qeverinë e vendit të marrë masa të ashpra kundër migrimit ilegal
“Një mizëri njerëzish vjen nga deti Mesdhe”, tha Kameron në fillim të krizës në portin francez të Kalesë. Këtyre njerëzve u duhet bërë e qartë: se nuk gjejnë strehë të sigurt këtu në Britaninë e Madhe”, shton ai.
Kryeministri mbështetet nga kabineti i tij. “Rrugët në Mbretërinë e Bashkuar nuk janë të shtruara me ar”, shkruante ministrja e Brendshme Theresa May në një artikull gazete. Këtu nuk rrjeh qumësht dhe mjaltë, tha James Brokenshire, minister i Migracionit.
Dhe tani edhe ministri i Jashtëm Philipp Hammond u shpreh lidhur me Kalenë se, “për sa kohë që të ketë një numër të madh emigrantësh të dëshpëruar e plaçkitës, për aq kohë presioni mbi sigurinë e tunelit do të mbetet.”
Migrantë që plaçkitin përreth, një mizëri njerëzish, rrugët nuk janë të shtruara me ar, gjuha e qeverisë është e ashpër ashtu si dhe planet e saj.
Ligji përkatës do të kalojë në vjeshtë në parlament. Sipas tij qiradhënësit, që strehojnë migrantë pa dokumente të rregullta, mund të dënohen deri me pesë vjet burg. Azilkërkuesve të refuzuar, të cilët tolerohen për shkak të familjarëve të tyre, do t’u hiqet asistenca javore prej 50 eurosh, shkruan dw.de. Dhe punëdhënësit, të cilët punësojnë ilegalisht migrantë, duhet të llogarisin gjithashtu me sanksione të ashpra.
Sipas njoftimeve të gazetave autoritetet po përgatisin bastisje në firmat e pastrimit, në azilet e pleqve dhe sipërmarrjet e ndërtimit.
Sipas një studimi të School of Economics të Londrës, në Britaninë e Madhe jetojnë ilegalisht më shumë se 600.000 njerëz, rreth dy të tretat e tyre vetëm në Londër dhe rrethina. Sipas të tjera përllogaritjeve numri arrin në më shumë se një milion. 30.000 refugjatë kanë shkuar vitin e kaluar ilegalisht në Angli dhe rreth 6.000 në tremujorin e parë të këtij viti.
Kjo do të vazhdojë, paralajmëron ministri i Jashtëm, Philipp Hammond. “Si pasojë e hendekut të standartit të jetesës mes Europës dhe Afrikës do të ketë gjithmonë shkak që miliona afrikanë të kenë motiv për të ardhur në Europë.”
Prandaj thotë Hammond, Europa duhet të ndryshojë. Ministri drejton bisedimet për reformat me Bashkimin Evropian. “Përderisa ligjet europiane janë ashtu si janë, shumë emigrantë mjafton të vënë vetëm një këmbë në tokën evropiane, për të qenë thuajse të sigurtë se nuk do të kthehen kurrë më në vendlindjen e tyre. Dhe kjo është gjendje e papranueshme.”
Deri në fund të vitit 2017 Britania e Madhe do të votojë për anëtarësinë e saj në BE. Deri atëherë qeveria Cameron dëshiron të jenë kryer reformat në BE. Me shembullin e refugjatëve ajo ilustron këto ditë, se si i koncepton ato konkretisht.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit










