Lajme

Britania e Madhe dërgon sistem të avancuar raketor në Ukrainë

Në një deklarim, sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka konfirmuar se Britania e Madhe gjithashtu do të dërgojë sisteme të avancuara raketore në Ukrainë për t’i ndihmuar të mbrohen nga pushtuesit rusë. Ministria e Jashtme e Britanisë ka njoftuar se do të dërgojnë lansuesit M270, që mund të godasin objektivat në një distancë prej 80 kilometrave.

“Britania e Madhe qëndron pranë Ukrainës dhe ka marrë një rol të rëndësishëm sa i përket furnizimit të ukrainasve me armë, që kanë nevojë ta mbrojnë vendin e tyre”, tha Wallace.

Ai ndër të tjera theksoi se përkrahja për Ukrainën duhet të ndryshojë së bashku me taktikën ruse.

“Ky sistem i avancuar raketor do t’u mundësojë miqve tanë ukrainas që të mbrohen më mirë nga brutaliteti rus”, shtoi Sekretari britanik i Mbrojtjes. Qeveria britanike gjithashtu ka njoftuar se ushtarët ukrainas do të trajnohen për të përdorur lansuesit.

Kjo lëvizje është “koordinuar” me Shtetet e Bashkuara, që konfirmuan se do t’i dërgojnë Ukrainës sistemin raketor HIMARS.