Lajme
Britania e Madhe ka nevojë për punëtorë, zbut rregullat e migracionit
Qeveria pritet të përcaktojë planin e saj për reformën e migracionit më vonë këtë vit.
Rregullat e imigracionit do të zbuten në Britaninë e Madhe, si pjesë e misionit të kryeministres Liz Truss për të lehtësuar mungesat e fuqisë punëtore dhe për të nxitur rritjen e ekonomisë në vend.
Truss është përballur me kërkesat e industrisë për më shumë punëtorë migrantë për t’u dhënë viza për të ardhur në Britani, pasi mungesa e fuqisë punëtore është një nga shqetësimet kryesore të shprehura nga punëdhënësit në një sërë sektorësh, shkruan The Independent.
Gjatë fushatës së saj për udhëheqjen konservatore, Truss premtoi të trajtojë mungesat e fuqisë punëtore në bujqësi, të shkaktuara pjesërisht nga kufizimet e lirisë së lëvizjes pas Brexit dhe të theksuara nga pandemia, përcjell Albinfo.ch.
Një raport i fundit i qeverisë paralajmëroi se mungesa të tilla po ndikonin negativisht në sektorin e ushqimit dhe bujqësisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane Pavarësisht javës zyrtare të gjatë të punës, Zvicra mbetet nën mesataren e Evropës... -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse












