Lajme

Britania e Madhe me mbi 20 mijë raste të raportuara në ditë me Covid-19

Britania e Madhe regjistroi 20.890 raste të reja të koronavirusit brenda vetëm 24 orëve dhe 102 vdekje të reja, sipas të dhënave zyrtare.

Numri i rasteve të reja u rrit krahasuar me dje, kur arriti në 19.790, më e pakta në gjashtë ditët e kaluara, ndërsa numri i vdekjeve ra nga 151, sa ishte një ditë më parë, raporton Reuters.