Lajme
Britania e Madhe me rekord viktimash nga COVID-19, në 24 orë
Britania e Madhe ka regjistruar sot 1 820 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, një rekord tjetër ditor, ndërkohë që kryeministri Boris Johnson ka parashikuar se bilanci do të vazhdojë të rëndohet.
Këto shifra të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e çojnë në 93 290 viktima bilancin ttoal të pandemisë në Britaninë e Madhe, më i rëndi në Europë.
Në 24 orët e fundit, 38 905 raste me COVID-19 janë regjistruar duke konfirmuar rritjen këto ditët e fundit për një total prej më shumë se 3,5 milionë raste.
“Këto shifra janë të tmerrshme”, theksoi Boris Johnson, raporton atsh, përcjell Albinfo.ch.
“Dhe më duhet t’ju paralajmëroj se kjo do të vazhdojë sepse ajo që po shohim është rezultat i variantit të ri që u shfaq pak para Krishtlindjeve”, shtoi ai.
Të ballafaquar në fund të vitit me një shpërthim të kontaminimeve që i atribuohen një varianti më ngjitës të koronavirusit, autoritetet britanike kanë vendosur një kufizim më të rëndë në popullatë, me mbylljen e shkollave dhe shpresojnë ta heqin atë me fushatën aktuale të vaksinimit.
Objektivi i qeverisë është vaksinimi i të gjithë 70-vjeçarëve dhe personelit shëndetësor deri në mes të shkurtit, rreth 15 milionë persona.
Përballur me një rritje të konsiderueshme të të sëmurëve me koronavirusin e ri, spitalet britanike ndodhen nën një presion të madh, ndërkohë që disa gjenden si në zonë lufte, ngriti alarmin këshilltari shkencor i qeverisë, Patrick Vallance.
Situata është shumë shumë e keqe në këtë moment, me një presion të madh, dhe në disa raste, ajo ngjan si në një zonë lufte për njerëzit që duhet ta menaxhojnë”, deklaroi Patrick Vallance për Sky News.
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën