Lajme
Britania e Madhe ndalon eksportet drejt Rusisë
Britania e Madhe nga njëra anë vendosi një ndalim të eksporteve në Rusi në gjithë sektorin e shërbimeve, nga ana tjetër 63 individë dhe institucione ruse iu shtuan listës së sanksioneve.
Qeveria britanike njoftoi se me këto vendime, qasja e Rusisë në shërbimet e konsulencës së menaxhimit, kontabilitetit dhe marrëdhënieve me publikun e Britanisë së Madhe do të ndërpritet.
Duke bërë një deklaratë mbi këtë temë, ministrja e Jashtme britanike, Liz Truss, tha se ka përfunduar koha kur bënim biznes me regjimin e Putinit.
“Ndërsa të bësh biznes me regjimin e Vladimit Putinit ka përfunduar moralisht, vazhdimi i tij ndihmon gjithashtu në financimin e makinës së luftës që shkakton dhimbje në gjithë Ukrainën. Ndërprerja e marrëdhënieve të Rusisë me shërbimet e Britanisë do të shkaktojë më shumë presion mbi Kremlinin, gjë që do ta bëjë Putinin të dështojë në Ukrainë”.
Theksojmë se Bashkimi Evropian i ka vendosur sanksione të reja shtetit rus dhe disa prej oligarkëve që mbështetin Putinin.
Ndryshe, presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar sot se SHBA-ja do të vendosë sanksione shtesë për Rusinë./TheGuardian
E-Diaspora
-
ASK: Mbi 1.4 milionë qytetarë rë regjistruar, mbi 400 mijë nga diaspora Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë pritet të përmbyllet më 17 maj. Sipas të dhënave...
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
Jeta në Zvicër
-
Sa mund të shpenzojë Zvicra për organizimin e Eurovision-it? Eurosong Contest po vjen në Zvicër dhe SRG është përgjegjëse për ngjarjen e madhe, e cila...
-
A do të humbasin burrat ukrainas statusin e tyre të mbrojtjes në Zvicër?
-
Zvicër: Të ardhurat rriten me çdo brez
-
Nemo kthehet në Zvicër, mirëpritet nga fansat
-
“Qeveria kantonale duhet të sjellë Eurovisionin në Cyrih”