Lajme
Britania e Madhe pas 48 vjetëve largohet nga BE-ja
Sipas mediave botërore, Britania e Madhe nga mesnata ka shkëputur edhe lidhjet ekonomike me BE-në, duke i dhënë fund partneritetit 48-vjeçar, pas largimit politik nga mesnata, duke braktisur edhe tregun unik dhe doganën e BE-së që u ka mundësuar lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve mes anëtarëve, shkruan”Danas”.
Sipas kësaj, thuhet se ndarja me BE-në është ndryshimi më i madh ekonomik me të cilën Britania është përballur që nga Lufta e Dytë Botërore.
BE me ndarjen e Britanisë po bëhet më e vogël, ndërsa Britania më e lirë, por më e izoluar në botën turbulente, shkruan “AP”, përcjell albinfo.ch.
Sipas marrëveshjes ekonomike në periudhë e “Brexit” të arritur më 24 dhjetor, Britania dhe 27 vendet e BE-së mund të vazhdojnë të blejnë dhe të shesin mallra pa doganë dhe kuota deri më 1 janar.
Marrëveshja sjell shumë kufizime, ndërsa për mbështetësit e Brexit ai përbën pavarësi nga BE-ja.
Kryeministri britanik Xhonson, një nga mbështetësit e ndarjes – Brexit, tha se ndarja “është moment fantastik” për vendin e tij.
“Kemi lirinë tonë në duart tona dhe tash na mbetet që ta shfrytëzojmë maksimalisht”, tha ai në urimin e Vitit të Ri.
Ndarja ka pasuar pas periudhës kalimtare 11 mujore ku Britnaia mbeti në struktura të BE-së përderisa Londra dhe Brukseli pas bisedimeve shumë të ngarkuara për marrëveshjen tregtare arritën të evitojnë kaosin në kufij dhe tregti.
Zyrtarët britanikë insistojnë se sistemi i ri kufitar “është i gatshëm për punë”, por do të ketë çrregullime” në ditët e javët e ardhshme.
Për të zvogëluar ngecjen, Britania nga qershori do të vendosë doganë për prodhime të BE-së, disa procedura tashmë kanë hyrë në fuqi, që kanë të bëjnë me alkoolin, duhanin dhe substanca psiko-aktive, shkruan BBC.
Po ashtu nga mbrëmë nuk ka lëvizje të lirë mes Britanisë dhe BE-së, qytetarët britanikë që duan të qëndrojnë më gjatë se 90 ditë në cilin do vend evropian, tash u duhen viza, turistët nuk do kenë nevojë për udhëtime të shkurtra.
Njerëzit që kthehen në Britania nga BE-ja mund të fusin në vend deri 42 litra birrë, 18 litra verë dhe 200 cigare pa tatim.
Shtetasit e BE-së që duan që zhvendosen në Britani, përveç irlandezëve, do të përballen me sistemit e emigrimit sikur në vendet e tjera të botës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar Filmi francez “Two People Exchanging Saliva” fiton çmimin për filmin më të mirë të shkurtër, ndërsa... -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani -
Finlandë
Hana Orllati kalon fazën e dueleve në “The Voice of Finland” -
Vdekja tragjike e një 20-vjeçareje shqiptare në Itali, pas një rënieje nga ballkoni
Jeta në Zvicër
-
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 Kantoni i Jurës ka shënuar dy arritje historike në trafikun rrugor vitin e kaluar që nga... -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet -
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve














