Lajme
‘Britania e Shkëlqyer’, pas Brexit
Pas ditës së Brexit, të premten e 31 janarit, asgjë nuk do të ndryshojë menjëherë për qytetarët e Bashkimit Evropian që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu edhe për shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar që jetojnë në BE
Por, një gjë vihet re në hyrjen e aeroportit të Londrës Stansted, disa tabela të vendosura pas Brexit, Mirë se rdhet në Britaninë e Shkëlqyer (Welcome to Great Britain).
Kryeministri britanik, Boris Johnson, në fjalimin e tij të parë para Parlamentit premtoi se Brexit do ta bëjë Britaninë vendin më të shkëlqyer në tokë, duke i bërë jehonë retorikës patriotike të presidentit amerikan Donald Trump – Ta bëjmë Amerikën të Shkëlqyer Përsëri (Make Amerika Great Again).
Kjo retorikë u përdor nga Presidenti amerikan, Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës. Për herë të parë ky slogan u përdor në fushatën presidenciale të Ronald Reagan në vitin 1980, në një moment ku Shtetet e Bashkuara po vuanin nga një ekonomi në rënie. Reagan përdori sloganin për të ngjallur një ndjenjë patriotizmi midis elektoratit, duke përdorur shqetësimit ekonomik të vendit.
Në vitet e fundit grupet kryesore të votuesve në SHBA dhe në Mbreterinë e Bashkuar ishin të irrituar me politikën dhe me efektet negative të globalizmit, gjithashtu ata ishin të shqetësuar edhe nga imigrantet. Frika e këtyre të fundit ishte se mund të ndryshonin komunitetet.
Sesi Trump dhe Johnson kanë arritur të udhëheqin vendet e tyre, tregon shumë për forcat politike në Perëndim gjatë viteve të fundit. Gjatë fushatës, Trump premtoi se do të ndërtojë një mur gjatë kufirit meksikan për tëmbajtur jashtë imigrantët pa dokumente – duke u thënë votuesve se meksikanët po sillnin drogë, krim dhe që ata janë përdhunues.
Në Britani, Johnson ndihmoi për të udhëhequr fushatën e Brexit, duke u thënë votuesve se duhet marrë përsëri kontrolli i kufijve të vendit duke braktisur Bashkimin Evropian. Ky i fundit është një bashkimin politik dhe ekonomik që lejon njerëzit dhe mallrat të lëvizin lirshëm midis 28 vendeve anëtare. Gjatë fushatës së Brexit votuesve u tha që Turqia mund të bëhej pjesë e Bashkimin Evropian dhe që refugjatët sirianë të përdorin Turqinë si një derë për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar.
Edhe për sa kohë Trump dhe Johnson do të udhëheqin vendet, kjo është një pyetje tjetër.

Trump po udheheq me një ekonomi ende të fortë dhe përballet me një Parti Demokratike të ndarë. Kurse detyra e parë e Johnson është sfida e Brexit, e cila kaparalizuar pjesën më të madhe të politikës britanike për të tre vjetët e fundit dhe i dha fund karrierës së dy paraardhësve të tij. Por, sido që të jetë fati politik i këtyre liderëve, forcat populiste që shtynë Johnson dhe Trump në pushtet duket se do të zgjasin ende.
Një marrëveshje Johnson-Trump mund të jetë revolucionare në disa aspekte. Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për një marrëveshje tregtare midis SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar. Nuk është hera e parë që dy aleatet bashkëpunojnë, është për t’u përmendur ajo e Roosevelt-Churchill, që fitoi Luftën e Dytë Botërore, por edhe ai i Reagan-Thatcher që fitoi Luftën e Ftohtë.
Ela Daci
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027 UBS po përgatitet të njoftojë mijëra shkurtime të vendeve të punës. Sipas raportimeve të gazetës SonntagsBlick,... -
Legalizimi i kanabisit ndan partitë dhe organizatat politike në Zvicër -
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë












