Lajme
Britania i ka opsion kufizimet vetëm si mjet të fundit
Kufizimet e reja për të ngadalësuar përhapjen e rasteve të Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar do të zbatohen vetëm si mjeti i fundit, tha ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid, duke vënë në dukje se pavarësisht rritjes së shtrimeve në spital, numri i pacientëve që trajtohen në njësitë kujdesit intensiv mbetet i qëndrueshëm.
Përhapja e shpejtë e variantit Omicron në gjithë Mbretërinë e Bashkuar ka rritur infeksionet në nivele të larta, dhe rastet kanë arritur në 190,000 raste deri të premten.
Britania nuk ka zbatuar masa të reja për Anglinë, e cila ka një popullsi prej më shumë se 80% të popullsisë në Mbretërinë e Bashkuar.
Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut kanë imponuar kufizime, të tilla si reduktimi i numrit të njerëzve që lejohen për t”u mbledhur së bashku, duke mbyllur klubet e natës dhe zbatimin e masave distancuese në baret.
“Kufizimet në lirinë tonë duhet të jenë zgjidhja jonë e fundit”, tha Javid në një artikull të botuar në edicionin e sotëm të Daily Mail. “Ne duhet t’i japim vetes mundësinë më të mirë për të jetuar me virusin, por edhe për të shmangur masat e ashpra në të ardhmen”, tha ai.
Javid kishte deklaruar më 27 dhjetor se nuk do të vendoseshin kufizime të reja në Angli para fundit të vitit 2021. Deklarata e tij nënkupton se vendosja e sanksioneve nuk është e afërt për vitin 2022.
Ai tha se pavarësisht se rritja e rasteve me Omicron u karakterizua nga kjo periudhë si shqetësuese, Britania po hyn në vitin e ri në një pozicion më të fortë se vendi në të cilin ishte 12 muaj më parë, duke pasur parasysh përqindjen e lartë të vaksinimit kundër Covid.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë Qeveria federale ka analizuar disa masa për ta luftuar këtë fenomen, përfshirë përdorimin e “radarëve të... -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet












