Bota
Britania jep urdhër për largimin e 23 diplomatëve rusë
Si reagim ndaj sulmit me helmim ndaj agjentit të dyfishtë rus, Sergej Skripal, Britania e Madhe ka dhënë urdhër që 23 diplomatët rus duhet të largohen nga vendi, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Verdikti është thënë nga vetë goja e kryeministres britanike, Theresa May, të mërkurën. Diplomatët rus në Londër, kanë vetëm një javë kohë për të lëshuar vendin, përcjell albinfo.ch.
Helmimi i agjentit rus ka ndodhur me “Novichok” në një park të Londrës. Ajo është cilësuar si një nga armët kimike më vdekjeprurëse të prodhuara ndonjëherë. Por “Novichok”, substanca që tashmë është konfirmuar nga kryeministrja britanike Theresa May se është përdorur në përpjekjen për të vrarë ish-spiunin rus, Sergei Skripal (66), dhe vajzën e tij Julia (33), nuk është vetëm fatale, por edhe shumë e pazakontë. Skripal dhe Julia u helmuan para një jave, ndërsa akoma janë në rrezik për jetën.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











