Lajme
Britania në alarm, tentim për vrasjen e Mbretëreshës
“Mbretëresha do të vritej për Krishtlindje me hark dhe shtizë”
Policia dhe inteligjencia britanike janë vënë në alarm. Jeta e Mbretëreshës Elizabet u vendos në rrezik në Kështjellën Windsor, gjatë ditës së Krishtlindjes.
Autoritetet arrestuan një adoleshent, i cili synonte të vriste monarken britanike me një hark dhe shtizë.
Madje, për këtë kishte publikuar dhe një video, të siguruar nga gazeta “The Sun”, në të cilën shfaqet një person i maskuar, duke thënë se dëshiron “të vrasë Mbretëreshën”, në një mision “hakmarrjeje”.
Policia britanike konfirmoi se hetuesit po “shqyrtojnë përmbajtjen e materialit filmik” pas arrestimit të një 19-vjeçari nga Southampton. Megjithatë, nuk ka dhënë detaje të tjera për autorin, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Pallati Buckingham ka refuzuar të komentojë incidentin. I dyshuari konsiderohet si një person me probleme mendore. Fillimisht, personeli i kështjellës dyshoi se bëhej fjalë për një person që kishte shkelur perimetrin e sigurisë. Por, më pas zbuluan armën dhe videon e adoleshentit.
Në ato momente, Mbretëresha Elizabet ishte brenda rezidencës së saj në Windsor.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit












