Lajme
Britania shënon rekord të vdekjeve nga alkooli gjatë pandemisë
Britania e Madhe regjistroi rritje rekorde të numrit të vdekjeve të shkaktuara nga keqpërdorimi i alkoolit vitin e kaluar. Zyrtarët e shëndetit publik thanë se kjo rritje është e lidhur me ndikimin më të gjerë social të pandemisë.
8.974 persona raportohet të kenë vdekur nga shkaqet e lidhura me alkoolin vitin e kaluar në Britani të Madhe, 18.6 për qind më shumë se në vitin 2019. Kjo është rritja më e madhe e shifrës që nga fillimi i mbajtjes së kësaj statistike më 2001, tha Zyra për Statistika Kombëtare e Mbretërisë së Bashkuar.
Të dhënat e mëhershme nga autoritetet shëndetësore në Angli kanë shfaqur rritje prej 21 për qind të numrit të vdekjeve nga sëmundja alkoolike e mëlçisë vitin e kaluar, kur pandemia i mbylli pijetoret, por ndikoi që konsumuesit e mëdhenj të pinin më shumë alkool në shtëpi, shkruan Reuters.
“Fakti që shkalla e vdekshmërisë nga shkaktarët kyçë të vdekjeve të lidhura me alkoolin janë rritur më 2020, sugjeron se rritja e dëmit nga alkooli është ndikim më i gjerë i pandemisë”, tha Zyra për Përmirësim Shëndetësor dhe Pabarazi.
Sasia e përgjithshme e alkoolit të shitur në Britani vitin e kaluar shënoi rënie të vogël, por një anketë e marsit të këtij viti shfaqi rritje të numrit të njerëzve që kanë pranuar se kanë pirë sasi që zyrtarët shëndetësorë e cilësojnë të rrezikshme – të barabartë me pesë shishe verë në javë për burrat ose me tri shishe e gjysmë për gratë.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre










