Lajme
Britania shtrëngon kushtet për hyrjen e rusëve
Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace hodhi poshtë idenë e një ndalimi të përgjithshëm të vizave për rusët, por këmbënguli se “mund të shtrëngojmë kushtet”.
“Unë definitivisht mendoj se mund të shtrëngojmë kushtet tona të vizave. Nuk jam i sigurt se një ndalim i plotë është mënyra e duhur”, shtoi ai, transmeton dpa, përcjell Albinfo.ch.
“Unë mendoj se është një çështje që duhet ta marrë parasysh, por nuk më pëlqen dhe jam i sigurt se asnjë nga dëgjuesit tuaj nuk i pëlqen të shikojë gratë e oligarkëve ose gratë e zyrtarëve të lartë rusë duke kaluar mirë në Greqi apo jug të Francës, apo super jahte në mbarë botën ndërsa ushtria e tyre kryen krime lufte në Ukrainë”, theksoi ai.
“Mendoj se është shumë gabim. Mendoj se problemi daton që nga viti 2014, kur Rusia pushtoi Krimenë, e aneksoi atë ilegalisht dhe më pas në disa vende u lejua të ecë përpara sikur asgjë të mos kishte ndryshuar vërtet”, shtoi Wallace.
E-Diaspora
-
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli “U nisa krejtësisht vetëm, me një valixhe dhe shumë ëndrra. Ishte një ndjenjë e përzier midis... -
31-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Gjermania në Kosovë -
Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea -
Pritje deri në 30 minuta në hyrje të pikës Dheu i Bardhë -
Itali
Bernard Dika, shqiptari që fitoi mbi 14 mijë vota në Toskanë
Jeta në Zvicër
-
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli “U nisa krejtësisht vetëm, me një valixhe dhe shumë ëndrra. Ishte një ndjenjë e përzier midis... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026











