Lajme
Britania tashmë e ka kaluar pandeminë
Britania e Madhe e ka kaluar periudhën e pandemisë, tha kryeepidemiologu britanik në “King’s College” të Londrës, Tim Spector, për Sky News.
“Tani, ne kemi një nga normat më të ulëta në Europë. Gjatë javës së fundit, ato kanë rënë me rreth 10% dhe rreziku mesatar për dikë që të ketë COVID-19 simptomatik është me të vërtetë i ulët për momentin”, shtoi Spector.
“Duket se kemi kaluar periudhën pandemike dhe po kalojmë në atë që e quajmë periudha endemike, ku kemi nivele të ulëta të infeksionit dhe shpërthime të herëpashershme që nuk përhapen në pjesën tjetër të popullsisë dhe ku rreziku i përgjithshëm është i ulët”, sqaroi ai.
Të dhënat e lëshuara nga qeveria treguan se në të gjithë BM gjatë 24 orëve të fundit pati 2 381 raste pozitive të COVID-19, duke e çuar totalin që nga fillimi i pandemisë në mbi 4,4 milionë.
Pati edhe 15 vdekje të tjera, që e çuan numrin e përgjithshëm të tyre në gjithsej 127 517.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër













