Shqipëria
Britania ua ndalon emigrantëve shqiptarë të paligjshëm që të punësohen
Emigrantët e paligjshëm në Britaninë e Madhe nuk do të mund të sigurojnë punë të ligjshme. Ky ka qenë mesazhi i dhënë nga ambasadori britanik në Shqipëri Alastair King-Smith, gjatën një takimi me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Shqiptare Gledis Nano.

Në këtë takim u ra dakord për të vepruar sa më shpejt në përgjigje të kriminelëve që po shfrytëzojnë të rinjtë shqiptarë që po udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë të paligjshme, raporton rtsh, transmeton Albinfo.ch.
“Shprehëm vendosmërinë e përbashkët për të ndaluar fluksin e emigrantëve të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Evropës. Diskutuam realitetin që i pret të gjithë ata që mbërrijnë në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar. Emigrantët e paligjshëm nuk mund të sigurojnë punë të ligjshme. Së shpejti do të kthehen në Shqipëri dhe nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë kurrë më në Mbretërinë e Bashkuar. Të gjithë ata persona dhe familjarët e tyre që mund të jenë të tunduar të udhëtojnë drejt Britanisë nuk duhet të bien pre e propagandës së krimit”, tha Ambasadori Alastair King-Smith në këtë takim.
E-Diaspora
-
Shqiptarja, në ballinën e revistës botërore “Harper’s Bazaar” Blerta Veseli, bukuroshja nga Gjilani, po vazhdon të shënojë suksese në industrinë e modës nëpër vende...
-
Edhe Shkolla Shqipe në Lozanë festoi Ditën e Flamurit
-
Konferenca e Investitorëve të Bizneseve Suedeze në Kosovë
-
Takim me veprën letrare të Drita Ademit
-
Zvicra rrit misionin e saj ushtarak në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Nga nesër, vinjetat elektronike për vitin 2024 Do të jetë lansimi i Big Bang-ut të e-vignetave këtë të premte. Edhe pse ngjitësit elektronikë...
-
Zvicra rrit misionin e saj ushtarak në Kosovë
-
Propozimi i ri: Ata që punojnë me kohë të plotë, duhet të paguajnë më pak taksa
-
A do të bëhet obligative mbajtja e maskës në transportin publik në Zvicër?
-
Zvicër: Sot është dita e fundit për të anuluar oferten aktuale të sigurimit shëndetësor