Lajme
Britaniku 20-vjeçar zgjidh 6931 kube të rubikut në 24 orë
Një entuziast 20-vjeçar i kubit të rubikut në Britani theu një rekord botëror Guinness, duke zgjidhur 6931 enigma në 24 orë, përcjell albinfo.ch.
George Scholey transmetoi drejtpërdrejt përpjekjen e tij nga një dhomë hoteli në Londër, teksa filloi që ta thyejë rekordin për numrin më të madh të kubeve të zgjidhura në 24 orë.
Scholey, përpjekja e të cilit ishte caktuar të përkonte me Ditën Botërore të Rekordeve Guinness, zgjidhi 6,931 kube në 24 orë, duke thyer rekordin prej 5,800, i cili u vendos nga Eric Limeback i Kanadasë më 2013, raporton UPI.
Ai është kampioni në fuqi i kubeve në Britani dhe renditet si një nga zgjidhësit më të shpejtë në botë nga Shoqata Botërore e Kubeve.
“Pjesa më e vështirë e rekordit ishte arritja e pikës prej 12 orëve”, tha Scholey për Guinness World Records, duke shtuar: “Unë u ndjeva mjaft i lodhur dhe të gjithë të tjerët ishin kaq të emocionuar”.
“Ata po festonin, duke thënë ‘Je në rrugë të mirë për të thyer rekordin’. Por më pas mendova: ‘Janë vetëm 12 orë’”, vazhdoi ai.
Scholey tha se ishte i zhgënjyer që nuk arriti në shifrën e 7,000 kubave të zgjidhur.
“Në fund të natës pashë se po i afrohesha 7,000 dhe jam pak i mërzitur që nuk e arrita atë rezultat. Por kjo është mirë”, bëri të ditur George.
“Unë gjithashtu bëra pushime, dhe është një përpjekje që kaloi edhe më shumë se 24 orë”, deklaroi ai.
E-Diaspora
-
Tifozët Kuq e Zi protestojnë para FSHF-së, kundërshtojnë organizimin e përbashkët Shqipëri-Serbi Tifozat Kuq e Zi kanë protestuar mëngjesin e kësaj të hëne para zyrave të Federatës Shqiptare...
-
Puna në qiell të jep ndjenjën e paqes
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Buxheti i mbrojtjes i propozuar prej 15 miliardë frangash, pritet të dështojë Një rritje e propozuar prej 15 miliardë frangash për buxhetin e mbrojtjes nuk ka gjasa të...
-
Shtatë gjëra që shtetasit jo-BE duhet t’i dinë rreth zhvendosjes në Zvicër
-
Cyrihu, qyteti i tretë më pak tërheqës evropian, për të ardhurat nga qiraja e pronave
-
Zvicër: Lajmet kryesore të ditës së hënë
-
Çiklizmi në tren: Rezervimi i vendit nuk e zgjidh mungesën e hapësirës