Lajme
Britaniku, 505 ditë pozitiv me korona
Pacienti, i testuar së pari nga mesi i vitit 2020, kishte mbetur pozitiv në rreth 45 teste derisa ka vdekur, 505 ditë më vonë
Një pacient që kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 ka mbetur pozitiv për 16 muaj, deri në vdekjen e tij. Ky rast del nga një studim që merret me zhvillimin e virusit te pacientët me imunitet të dobësuar, transmeton albinfo.ch. Ky është rasti më i gjatë i njohur deri më tani, i infeksionit me Covid -19.
Pacienti, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, fillimisht kishte rezultuar pozitiv në mesin e vitit 2020 dhe kishte probleme me frymëmarrjen, shkruan srf.ch. Ai kishte mbetur pozitiv në rreth 45 teste derisa ka vdekur, 505 ditë më vonë, siç deklaron për AFP Dr. Gaia Nebbia, bashkëautore e studimit.
Ky është rasti më i gjatë i njohur i infeksionit me Covid, sipas një deklarate nga Kongresi Evropian i Mikrobiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive, i cili do të zhvillohet në Lisbonë nga 23 deri më 26 Prill dhe në të cilin do të prezantohet studimi.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?













