Kuriozitete

Britaniku fiton mbi 146 milionë franga në loto

Një britanik fatlum ka fituar të martën 115 milionë funta ose 146 milionë franga në lotarinë evropiane «Euromillions»

Një qytetar i Britanisë së Madhe e ka nisur vitin 2019 duke fituar në lotarinë evropiane, shkruan albinfo.ch.

1, 8, 11, 25, 28 dhe yjet 4, 6, janë numrat me fat, të cilat i ka qëlluar britaniku në EuroMillion duke fituar çmim prej 146.3 milionë franga.

Deri më tani, sipas “Mirror” dihet vetëm se fituesi është një britanik. Sidoqoftë, ajo që është ende e hapur është se cili qytetari me fat dhe nga vjen, përcjell albinfo.ch.

Në fillim të tetorit, një qytetar nga Zvicra fitoi një shumë prej 183,897,039.30 franga. Ai kishte blerë një tiket vetëm 24.50 franga. Lojtari me fat vjen nga rajoni i Zvicrës veriperëndimore, ose nga kantoni Aargau, Basel-Land, Basel-Stadt ose Solothurn, siç njoftoi Swisslos. Detajet tjera nuk janë bërë të ditura nga kompania e lotarisë.