Lajme
Brukseli i kërkon Mongolisë të arrestojë Putinin gjatë vizitës zyrtare
Komisioni Evropian i ka bërë thirrje Mongolisë që të përmbushë detyrimet e saj ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) dhe të arrestojë presidentin rus Vladimir Putin gjatë udhëtimit të tij të ardhshëm në vend, transmeton albinfo.ch.
“Mongolia është një shtet palë në Statutin e Romës të GjNP-së që nga viti 2002 me detyrimet ligjore që ai përfshin. Ne kemi ngritur shqetësimin tonë për vizitën dhe kemi shprehur qëndrimin tonë të GjNP-së në mënyrë të qartë nëpërmjet delegacionit tonë në Mongoli”, tha një zëdhënës i Komisionit të hënën, duke iu referuar traktatit që mbështet gjykatën.
“BE mbështet hetimin e prokurorit të GjNP-së në Ukrainë dhe ne bëjmë thirrje për bashkëpunim nga të gjitha shtetet palë”, shtoi ai, raporton Euronews.com.
Vizita e Putinit, do të përfaqësojë herën e parë që presidenti rus ka hyrë në territorin e një shteti e cila është anëtare e GjNP-së që kur gjykata lëshoi një urdhër arresti kundër tij për krime lufte të kryera në Ukrainë.
Një udhëtim i mëparshëm në Afrikën e Jugut, një tjetër palë shtet, u anulua pas një proteste ndërkombëtare.
Putini është akuzuar për planifikim të dëbimit dhe transferimit të paligjshëm të fëmijëve ukrainas në Rusi.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi "Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind
Jeta në Zvicër
-
Fotolajm: Zviceranët po votojnë për kufizimin e popullsisë Sot, qytetarët e Zvicrës po votojnë për iniciativën popullore “Jo një Zvicre me 10 milionë banorë”,... -
Fundjavë tragjike në Alpe: 7 alpinistë humbën jetën brenda 24 orëve -
Lehtësim i mundshëm për mijëra persona të mbingarkuar me borxhe në Zvicër -
Zvicër: Vetura juaj e ardhshme do t’ju vëzhgojë gjatë vozitjes -
Valët e të nxehtit po bëhen “normaliteti i ri” në Zvicër














