Lajme
Brukseli planifikon ndryshimin e emërtimeve ruse të rrugëve
Për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, Brukseli ka planifikuar ndryshimin e emrave të rrugëve dhe bulevardeve që lidhen me Rusinë në qytet.
Këshilltarët e Komunës qendrore dhe Saint Gilles në kryeqendrën evropiane propozuan ndryshimin e emrave të “Rrugës Rusia” dhe “Rrugës Stalingrad” në qytet.
Rruga Rusia është propozuar të riemërohet si “Rruga Ukraina”.
Anëtarët e Këshillit bashkiak, të cilët bënë propozimin, deklaruan se Brukseli, i njohur si kryeqyteti i BE-së, duhet të ngrejë më shumë zërin kundër Rusisë dhe se duan që ai të mbështesë Ukrainën me veprime të tilla simbolike.
“Si evropianë, ne nuk mund të qëndrojmë të heshtur ndaj dramës humanitare në pragun tonë. Ne duam t’u japim ukrainasve një mesazh shprese dhe t’u kujtojmë atyre se i mbështesim”, tha këshilltari i Komunës Saint Gilles, Marc Naether.
“Rruga Rusia” dhe “Rruga Stalingrad” gjenden në një zonë të ngarkuar në qendër të Brukselit./AA
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen Një nga tre prokurorët zviceranë që po kryejnë një hetim për zjarrin fatal të 1 janarit... -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet -
A mund të kërkojnë qiramarrësit ulje të qirasë në rast të mbinxehjes së banesave? -
Frekuentimi i kinemasë është në rritje në Zvicër -
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre














