Lajme
Brukseli ruan konkurrencën, propozon “masa reciproke” në raport me SHBA-në
Komisioni Evropian ka prezantuar propozimet për nxitjen e konkurrencës në industrinë evropiane me zero emetime dhe për mbështetjen e tranzicionit drejt neutralitetit klimatik.
E pagëzuar me emrin “Marrëveshja e Gjelbër”, skema synon të ndihmojë kompanitë evropiane që veprojnë në industrinë e gjelbër të mbeten konkurruese në nivel global.
Programi bazohet te nismat e mëparshme dhe shihet gjerësisht si një reagim ndaj subvencioneve të lëvruara nga vende të tjera, sidomos Shtetet e Bashkuara me Aktin e Uljes së Inflacionit.
Duke folur në Bruksel, presidentja e Komisionit, Ursula Von der Leyen, shmangu nocionin e një mase reciproke.
“Ne e mirëpresim këtë, është një lajm i mirë. Prej kohësh kemi argumentuar se lufta ndaj ndryshimeve të klimës është prioritet për planetin tonë, për prosperitetin ekonomik dhe për pavarësinë tonë strategjike. Ne jemi konkurrues dhe konkurrenca është jetike. Ajo që synojmë, është të kemi një vend të rëndësishëm në konkurrencën globale, si dhe të luajmë një rol konkret në tregun e përbashkët. Kjo ka rëndësi për ne”, tha Von der Leyen.
Për sa kohë fondet lëvrohen, Komisioni është i hapur për lehtësimin e përkohshëm të rregullave ekzistuese. Por, në një plan afatmesëm, Brukseli kërkon një fond të ri të përbashkët.
Sërish, kjo ide ka shkaktuar një reagim të fortë në kryeqytetet evropiane. Shumë shtete anëtare janë kundër lëvrimeve të reja, duke preferuar programet ekzistuese.
Në anën tjetër, opozita politike thotë se nuk mund të bëhet pa të.
“Sa i takon financimit, ai është si një verë e vjetër në shishe të reja. Kemi parë se skema si këto janë aplikuar për një sërë programesh të mëparshme dhe tani po shpenzohet sërish, njësoj sikurse u bë me fondin e COVID-19. Ndaj nuk jam i sigurt nëse kjo skemë e re do të na ndihmojë, sepse aktualisht duhen para shtesë në nivel evropian. Pra, duhet të diskutojmë se ku do t’i marrim këto para. Ndoshta do të jenë eurobonde dhe kjo është diçka jetike”, u shpreh Michael Bloss, euro-deputet gjerman.
Nëse plani i Komisionit do të shohë dritën, kjo mbetet për t’u parë. Ai do të diskutohet nga Këshilli Evropian javën e ardhshme. Më pas, miratimi përfundimtar është planifikuar për në mars./Reuters
E-Diaspora
-
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 Rreth 2.26 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë vendit të lindjes, duke përbërë një prani të konsoliduar... -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf”
Jeta në Zvicër
-
Ushtria Zvicerane ndalon përkohësisht 238 tanke për shkak të defekteve teknike Pas defekteve të reja, ushtria vendos ndalim për 238 tanke... -
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare -
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha














