Shqipëria
Bukuritë e Sarandës prezantohen në Zvicër
“Ky panair prestigjioz bashkon ekspertë të fushës dhe ofron një mundësi të veçantë për vendosjen e kontakteve të reja dhe promovimin e Sarandës si një destinacion i veçantë turistik për publikun zviceran”, shkruan Denaj
Në Panairin Ndërkombëtar të Zvicrës, Bashkia Sarandë përfaqësoi potencialin turistik dhe kulturor të qytetit.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau në rrjete sociale pamje nga ky panair, teksa vlerësoi promovimin e Sarandës si një destinacion i veçantë turistik për publikun zviceran.
“Ky panair prestigjioz bashkon ekspertë të fushës dhe ofron një mundësi të veçantë për vendosjen e kontakteve të reja dhe promovimin e Sarandës si një destinacion i veçantë turistik për publikun zviceran”, shkruan Denaj, transmeton albinfo.ch.
Saranda ndodhet në jug të Shqipërisë, buzë detit Jon dhe është lehtësisht e aksesueshme përmes rrugëve dhe transportit publik.
Gjurmët më të vjetra të zbuluara në zonën përreth qytetit datojnë në periudhën antike, me prani të qytetërimeve të hershme dhe gjurmë të pasura historike.
Qyteti i bukur i Sarandës ka një klimë mesdhetare. Bregdeti i Sarandës, me ujërat e tij të kristalta dhe plazhet e mrekullueshme, tërheq turistë nga e gjithë bota. Vlerat e pasura të trashëgimisë kulturore, arkeologjike dhe natyrore të qytetit së bashku me pamjet piktoreske të detit Jon përbëjnë një bazë të fuqishme për zhvillimin e turizmit.
https://www.facebook.com/aniladenaj.al/videos/1111590270595379
E-Diaspora
-
Hilmi Gashi zgjidhet kryetar i asamblesë së komunës Muri-Gümligen Hilmi Gashi, asamblist prej tashmë dy mandatesh, tani është zgjedhur kryetar i parlamentit në komunën Muri-Gümligen...
-
Ramadush Emini: Lidhjen e Kosovës me mërgatën ta bëjmë prioritet kombëtar
-
Markus Schreiber: Kam vendosur të mësoj shqip
-
Hoxhaj prezanton planin e PDK-së për mërgatën
-
“Motra ime shqiptare, jam krenare për ty”- Gazetarja e ‘CBS News Chicago’ i flet shqip Dua Lipës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra regjistroi më shumë se 7,000 kthime të azilkërkuesve në vitin 2024, një rritje prej 18% Më shumë se 7,000 kthime të azilkërkuesve u regjistruan nga Konfederata vitin e kaluar, 18% më...
-
Pjesët e Zvicrës ku po bëhet më e vështirë dhe më e shtrenjtë të marrësh me qira
-
Zvicër: Rriten çmimet e sporteve dimërore
-
Zvicër: Ngordhja e qenit në veturë, pronari gjobitet me 4000 CHF
-
Raporti gjen mangësi serioze të sigurisë në sistemet e informacionit të spitalit zviceran