Maqedonia
Bullgaria bllokon hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në
Është bërë e ditur se Bullgaria ka bllokuar hapjen e bisedimeve të pranimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të një mosmarrëveshjeje dypalëshe mbi çështjet historike, konfirmoi të martën ministri gjerman i Çështjeve të BE-së, Michael Roth, transmeton albinfo.ch.
“Ata [Shkupi] kanë bërë tashmë shumë dhe ata kanë pretendimet e tyre. Ata duan të jenë pjesë e këtij komuniteti evropian. Ishte një rrugë e gjatë, e vështirë”, tha Roth, duke iu referuar faktit që Maqedonia e Veriut më parë ndryshoi emrin e vendit të saj për të përmbushur kërkesat e Greqisë.
Ndërkohë që edhe dje u tha shprehimisht se “Bullgaria ka në plan të kundërshtojë fillimin e bisedimeve të pranimit në BE me Maqedoninë Veriore, shtetin fqinje, pasi të dy vendet ende nuk kanë zgjidhur mosmarrëveshjet mbi historinë dhe gjuhën”, sipas një deklarate nga ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.
“Bullgaria i thotë “Jo” fillimit të negociatave, por nuk jemi duke i thënë “Jo” pranimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, i tha Zaharieva.
Ajo tha se Maqedonia e Veriut nuk po sillet sipas Marrëveshjes së Miqësisë midis dy fqinjëve ballkanikë të nënshkruar më 2017 dhe se ka politika të bazuara në urrejtje ndaj Bullgarisë.
Sofja dëshiron që fqinji i saj të pranojë se kombi dhe gjuha e saj kanë rrënjë bullgare dhe dëshiron t’i japë fund retorikës antibullgare.
Mirëpo Shkupi thotë se identiteti dhe gjuha e tyre as nuk vihen në diskutim.
Me gjithë bisedimet në muajin e kaluar që përfshiu edhe Gjermaninë, e cila shpreson që negociatat me Maqedoninë e Veriut mund të fillojnë ndërkohë që Berlini ka presidencën e radhës të BE-së deri në fund të vitit, fqinjët e Ballkanit ende nuk kanë arritur një marrëveshje.
“Askush nuk po e konteston të drejtën e tyre për të vetëpërcaktuar kombin e tyre dhe ta quajnë gjuhën e tyre siç iu pëlqen. Por nuk mund të pajtohemi se kjo e drejtë do të bazohet në urrejtje, vjedhje të historisë dhe mohim të Bullgarisë”, tha Zaharieva.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tha se ai ishte përgatitur për një veprim të tillë dhe kishte ende kohë deri në fund të dhjetorit për thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare për të filluar bisedimet e pranimit.
“Unë pres përgjegjësi, një shenjë miqësie nga pala bullgare”, tha Zaev.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se Maqedonia e Veriut nuk ka asnjë alternativë tjetër veç agjendës evropiane, duke shtuar se ata do të vazhdojnë të flasin jo vetëm me Bullgarinë, por me të gjitha vendet anëtare.
E-Diaspora
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024” Gjermani: Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, së bashku me kryeministrin e Republikës së...
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë