Sport
Bunjaki e De Biasi ‘luftojnë’ për lojtarë
“Ka lojtarë që ishin në Evropian dhe që kanë dëshirë të përfaqësojnë Kosovën. Emra nuk mund t’ju them, por nuk bëhet fjalë për një dhe këtë besoj që e kanë të gjithë të qartë”, është shprehur Bunjaki
Pranimi në UEFA dhe FIFA i Kosovës ka hapur çështjen e ndjeshme se futbollistët kosovarë cilën Përfaqësuese do ta zgjedhin. Tashmë ka një filluar një debat se për kë do të luajnë ata, shkruan albinfo.ch.
Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki kishte deklaruar se një lojtar kosovar në Kombëtaren shqiptare dëshiron të luajë për Kosovën. Këtë e kishte pranuar edhe përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biasi, i cili ka kërkuar nga lojtarët që sa më shpejt të vendosin për të ardhmen, pasi kualifikimet për Botëror po afrohen.
Bunjaki edhe një herë ka konfirmuar atë çka ka thënë më herët. “Ka lojtarë që ishin në Evropian dhe që kanë dëshirë të përfaqësojnë Kosovën. Emra nuk mund t’ju them, por nuk bëhet fjalë për një dhe këtë besoj që e kanë të gjithë të qartë”, është shprehur Bunjaki për mediat shqiptare.
Me këtë përgjigje, trajneri jo vetëm që zgjeron numrin e lojtarëve kuqezi që mund t’i bashkohen skuadrës kosovare, por mund të kuptohet që ka edhe lojtarë nga kombëtare të tjera pjesëmarrëse në “Francë 2016”.
Bunjaki është i bindur se përfaqësuesja të cilën ai drejton, do të kompletohet me shumë futbollistë që kanë eksperiencë.
Kreu i bankinës së përfaqësueses së Kosovës e vë theksin te përgjigja që pret Federata e Futbollit nga FIFA nëse do të lejohen lojtarët e kombëtareve të tjera që të bashkohen me Kosovën.
“Ne jemi në pritje të një përgjigjeje nga FIFA dhe besoj që ajo nuk do të vonojë. Ajo do të vendosë gjithçka se çfarë do të ndodhë dhe më pas do të kuptohet se çfarë do të ndodhë”, është shprehur Bunjaki.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike












