Emrat shqiptarë në politikën zvicerane
Bunjaku refuzon të gjitha ofertat, përveç të PS-së!
Politikani shqiptaro-zviceran, Blerim Bunjaku, pas shumë ofertave që kishte marë nga subjektet politike zvicerane, ka vendosur t’u bashkohet socialdemokratëve SP, subjekt politik zviceran me një përfaqësim më të mirë të zviceranëve me rrënjë të huaja.
Bunjaku kishte dhënë dorëheqje nga partia e tij e deritashme, EVP, duke arsyetuar me mungesën e besimit nga disa persona brenda Kryesisë.
Politikani shqiptar ka vendosur të mos shfrytëzojë ulësen në Parlamentin e Kantonit që e kishte siguruar nga EVP-ja.
„Së pari, nuk ia vlen (nuk është fer) të marrë ulësen e të shkoj në SP, dhe le të shohin se sa zemërmirë jemi ne. Por, kjo është edhe një strategji për të ardhmen”, thotë për albinfo.ch Bunjaku.
Blerim Bunjaku me inkuadrimin në radhët e EVP-së (parti me bazë fetare evangjeliste) kishte bërë bujë në mediet zvicerane.
Identifikimi që i bëhej atij si i huaj, shqiptar dhe me përkatësi fetare myslimane, e vinte në pozitë të vështirë politikanin e ri, por njëkohësisht e bënte interesante për medie sfidën e tij politike. Kështu, ai u bë shumë shpejt i njohur jo vetëm me aktivizimin e tij të dalluar, por edhe me kundërshtinë që paraqiste kandidimi i tij nga një parti evangjeliste.
Në garat për asamblenë komunale në Winterthur megjithatë nuk i mjaftuan votat për të zënë një vend në asamble, por partia e tij e futi Blerimin në listën e mbikëqyrësit të shkollave në një qark të Winterthurit, ku ka fituar mjaft vota nga popullata e Winterthurit.
Edhe për zgjedhjet për Parlamentin e kantonit të Cyrihut Bunjakut iu dha besimi për të garuar në emrin e partisë së tij.
Kësaj here ai është dalluar me një angazhim shumë të madh për të mbledhur vota, ku nga pozita e 10-të në listë, ku ka kaluar Christian Ingold (djali i Maja Ingold, Natinalrätin në Bernë) dhe vetëm 50 vota larg presidentes së partisë, është renditur në vendin e 3-të.
Edhe pse ishte mjaft afër, as në zgjedhjet për kanton Blerimi nuk ia doli, por gjatë këtij apo vitit të ardhshëm do të sigurojë një ulëse në Parlamentin e Kantonit.
Blerim Bunjaku shprehet që kishte oferta nga të majtit deri te të djathtit, por për shkak të politikës liberale, sociale dhe ku kanë treguar gatishmërinë të përkrahin në çdo aspekt, sidomos edhe punësimin e të rinjve, integrimin, por edhe në përkrahjen e bashkëkombësve.
Blerim Bunjaku të premten ka pasur një takim me udhëheqësinë e Winterthurit, ku është ftuar për të diskutuar rreth disa temave, siç është edhe radikalizimi i të rinjve.
Ndërkohë pritet të krijohet një grup, ku do të angazhohet mbi strategjinë dhe preventivën që të mos manipulohen të rinjtë nga IS-is.
Të ngjashme
Të tjera nga Emrat shqiptarë në politikën zvicerane
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern












