E-Diaspora
Bunjaku sërish në Zvicër, kontratë trivjeçare me St.Gallenin
Futbollisti i njohur shqiptaro-zviceran Albert Bunjaku, pas tetë vitesh të kaluara në ligat gjermane të futbollit, është kthyer sërish në Zvicër
Sulmuesi 30 vjeçar, i cili së fundi ka shkëlqyer në lojërat për kombëtaren e Kosovës ka kaluar nga FC Kaiserslautern i Bundesligës së dytë gjermane në St. Gallen të superligës së Zvicër.
Bunjaku ka luajtur nga viti 2003 deri në vitin 2006 për Schaffhausen-in e superligës së Zvicrës ndërsa është angazhuar për një kohë të shkurtë edhe në përfaqësuesen zvicerane të futbollit.
Kapiteni i deridjeshëm i FC Kaiserslautern gjatë sezonit të kaluar u ka munguar shumicën e kohës ndeshjeve kampionale, për shkak të një lëndimi të gjurit. Ndërkohë në ndeshjet që ka luajtur për kombëtaren e Kosovës ai ka dëshmuar se lëndimi i takon të kaluarës.
Për skuadrën St. Gallen luajnë edhe Kristian Nushi, Muhamed Demiri dhe Ermir Lenjani.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike












