Kosova
“Burdushi” dënohet me 1 vit burgim
Hysni Peqani i njohur si “Burdushi” është dënuar për veprën penale të mashtrimit
Gjykata Themelore e Prizrenit e ka dënuar Hysni Peqanin me një vit burgim dhe gjobë prej 5 mijë eurosh për shkak të mashtrimit që ka bërë.
Përveç vuajtjes së dënimit dhe gjobës, Peqanit i është ndaluar ushtrimi i profesionit në kohëzgjatje prej tre vjetësh, duke llogaritur nga dita kur aktgjykimi merr formën e prerë, përcjell albinfo.ch.
“Sepse nga data 20.06.2014 deri më 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër ose për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër dhe më këtë e nxit të dëmtuarin me iniciale Q.P., si mjek popullor, merren vesh në mes vete që i pandehuri me iniciale H.P. t’ia shërojë gruan e tij që vuante nga depresioni, në kompensim të një vlere prej 2.000 (dy mijë) euro, por që pas kalimit të një kohe gruaja nuk ishte shëruar dhe si rrjedhojë të dëmtuarin e vendos në lajthitje dhe mashtrim, duke i shkaktuar dëm material”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.
Hysri Peqani është arrestuar javën e kaluar pas një bastisje që është bërë nga ana e Policisë me urdhër të prokurorit. Në shtëpinë e tij janë gjetur armë, municion, para dhe janë konfiskuar materiale tjera që mund të jenë prova për vepra të tjera penale.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave















