Tematike
Burg i përjetshëm për kosovarin që vrau gruan e vet
Ai gjatë procesit gjyqësor kishte pranuar vrasjen dhe kishte treguar se shkak ishte dyshimi se gruaja e tij kishte pasur një aferë me një burrë tjetër
Gjykata e Landit e Regensburg-ut ka dënuar me burgim të përjetshëm sot një 56-vjeçar për vrasjen e gruas së, raportonbr.de.
Sipas gjykatës së porotëve, i pandehuri ka vrarë nga motive të ulëta gruan e tij në tetor të vitit 2020 në apartamentin e përbashkët në Regensburg duke i shkaktuar më shumë se dhjetë plagë me thikë, transmeton albinfo.ch. Ai gjatë procesit gjyqësor kishte pranuar vrasjen dhe kishte treguar se shkak ishte dyshimi se gruaja e tij kishte pasur një aferë me një burrë tjetër.
Humbja e pushtetit mbi gruan, si motiv
Për shkak se në telefonin e gruas kishte pasur telefonata (të dështuara) nga një numër që ai nuk e njihte, ai kishte dyshuar se gruaja e tij po e tradhtonte. Në të vërtetë, siç është konstatuar më vonë, numri i përkiste vëllait të viktimës.
Sipas mendimit të gjykatës, megjithatë, motivi i vrasjes, ishte në realitet i ndryshëm: sipas kryetarit të trupit gjykues, ai nuk mund ta duronte që familja e tij ishte emancipuar prej tij dhe se gruaja e tij nuk ia kishte më frikën transmeton albinfo.ch. Kjo “humbje e fuqisë” që ai nuk kishte mundur ta tejkalonte, është motivi i vërtetë i vrasjes
Gruaja jetonte “si skllave”
Kosovari kishte sunduar prej kohësh “si tiran” mbi familjen dhe gruaja e tij jetonte “si skllave”. Ajo nuk lejohej të dilte jashtë, madje edhe për të blerë, duhej të dilte vetëm e shoqëuar nga ai. Ai gjithashtu e kishte ndaluar atë të bënte një kurs të gjermanishtes. Fëmijët kishin deklaruar gjatë gjykimit se, ndryshe nga “familjet normale”, ata nuk ishin të lumtur kur ktheheshin nga shkolla në mesditë, por përkundrazi gjithmonë pyesnin së pari nëse “ai” ishte në shtëpi.
Burgu ndryshoi gjithçka
Kjo strukturë pushteti kishte ndryshuar kur 56-vjeçari ka kaluar nëntë muaj në burg për kontrabandë të kokainës në Austri, përcjell albinfo.ch. Familja kishte “shpëtuar” prej tij gjatë kësaj kohe. Pas kthimit të tij ai duhej të kuptonte se familja e tij shkonte shumë mirë pa të. Puna arriti kulmin pas ndalimit për të ardhur në shtëpi, të organizuar nga e bija pasi ai e kishte kërcëniar. Pas një pajtimi të mëvonshëm, ai dukej për një kohë të shkurtër “si një njeri i ndryshuar”, e kanë përshkruar dëshmitarët.
Por në tetor ndodhi vrasja. “Ai donte të rivendoste rendin e vjetër duke `e çuar në vend nderin` e tij” është shprehur gjyqtari Michael Hammer në gjykim.
Afera e dyshuar ishte vetëm një arsye e pretenduar për të arsyetuar veprimin e tij. Nëse do të ishte i preokupuar vetëm për pabesinë e gruas, ai mund të kishte telefonuar vetë numrin e panjohur për t’u siguruar, transmeton albinfo.ch. Por ai ka vrarë nga motivi i egoizmit dhe për këtë arsye nuk mund të dënohej për vrasje pa dashje, siç kërkohej nga mbrojtja, por për vrasje të rëndë, për motive të ulëta.
E-Diaspora
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa...
-
Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, takon homologun e tij nga Zvicra, Ignazio Cassis
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës”
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
Jeta në Zvicër
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa...
-
Si u bë Zvicra vendi nga ku rrjedh qumështi dhe çokollata
-
300 zviceranë të bllokuar në Kaledoninë e Re pas shpërthimit të trazirave
-
Shtim i rasteve të sulmeve ndaj infermierëve në Zvicër
-
Bllokime të reja trafiku përpara tunelit Gotthard