E-Diaspora
Burgeri shqiptar shkakton debate kundërthënëse në Zvicër
Burgeri “Dä Schippi” (i shqiptarëve) duhej të ishte një homazh për shqiptarët në Përfaqësuesen zvicerane. Por, paratë që gastronomi zviceran Robin Jensen dëshiron të dhurojë në saje të shitjes, askush nuk i dëshiron, shkruan “Blick”, përcjell Albinfo.ch. Vallë, nëse problemi qëndron në emrin e artikullit?
Sytë e Robin Jensen shkëlqejnë, kur ai mendon përsëri në ndeshjen e fundit të futbollit, në mes Përfaqësueses zvicerane kundër Belgjikës. 43-vjeçari është veçanërisht i kënaqur për golat e shënuar nga sekondsat, Ricardo Rodriguez (26) dhe Haris Seferoviç (26). “Lojtarët si ata nuk e kishin të lehtë pas Kupës së Botës”, thotë Jensen.
Lëndime të rënda në shpirt ai kishte marr kur futbollistët me prejardhje shqiptare u quajtën “si zviceran jo të vërtetë”. Jensenit, vetë i biri i emigrantëve nga Danimarka dhe menaxher i “Jensen’s Food Lab” në Baden, i kishte lindur një ide: “Në restorantin tim, dashta që futbollistëve shqiptarë t`ua kushtoj një burger, pothuajse si falënderim për angazhimin e tyre në Përfaqësuesen zvicerane”. Me këtë rast lindi burgeri shqiptar.
Receta është e thjeshtë: Bukë e zezë në formë hamburgeri me 170 gram mish lope, domate dhe qepë në mes. “Por, më e rëndësishme është salca me ajvar të freskët dhe djathë nga Ballkani”, spjegon Jensen, informon Albinfo.ch. Sigurisht se në këtë rast flet edhe emri. Kjo është një referencë për fjalën “shqiptar”, fjalë me të cilën shqiptarët e quajnë vetveten në gjuhën e tyre amtare. Në Zvicër, shprehja Shippi është përhapur, por kjo nuk mendohet gjithnjë në aspektin pozitiv.
Ndoshta mu për këtë arsye burgeri Schippi nuk iu pëlqen të gjithëve. Për shembull, tek FC Baden: Jensen në fakt dëshiron të dhurojë një frang për çdo burger të shitur në seksionin e juniorëve të klubit. “Si kontribut i tij për integrim”, siç thotë vetë ai. Por klubi lokal i futbollit e ka hedhur poshtë një marrëveshje deri më tani, informon Albinfo.ch.
Presidenti i Badenit, Heinz Gassmann ka pohuar se tema e integrimit nuk duhet të kufizohet vetëm për personat nga Ballkani. “Kohëve të fundit kemi pasur mjaft jehonë të keqe nëpër media dhe tani nuk kemi nevojë për një debat tjetër rreth një burgeri”.
Por, Jensen nuk e ka ndërmend të dorëzohet. Ai me keqardhje e ka pritur vendimin e klubit, por do të vazhdojë ta shesë edhe më tej burgerin shqiptar.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre Qytetet zvicerane gjithashtu dallohen në renditje si vende të favorshme për të marrë banesë me qira... -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss













