Jeta në Zvicër
Burkhalter dhe Gabriel pajtohen për situatën në Evropë dhe masat në zonat e krizave
Temë e takimit zyrtar të dy ministrave ka qenë edhe situata në Evropë, politika e Zvicrës ndaj BE-së si dhe aspektet bilaterale
Kontaktet e drejtpërdrejta, mirëkuptimi dhe mirëbesimi: këto janë çështjet për të cilat kanë shprehur pajtim në takimin e tyre të sotëm ministri i jashtëm i Zvicrës Didier Burkhalter me homologun e tij gjerman Sigmar Gabriel, ku është biseduar lidhur me angazhimin e përbashkët të dy shteteve në fushë të paqes dhe sigurisë.
Temë e takimit zyrtar të dy ministrave ka qenë edhe situata në Evropë, politika e Zvicrës ndaj BE-së si dhe aspektet bilaterale, bën të ditur Departamenti i Jashtëm i Federatës (EDA/DFAE). Burkhalter dhe Gabriel kanë vlerësuar lart cilësinë e veçantë të raporteve në mes dy vendeve. Marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve janë të drejtpërdrejta, intensive dhe të fuqishme, ka thënë Burkhalter sipas komunikatës. Të dy shtetet kanë ndjekur qëllime të përbashkëta në shumë fusha.
Një pikë me rëndësi e bisedës në Berlin ishte edhe mbështetja për njerëzit në nevojë. Në kushtet e numrit në rritje të konflikteve dhe krizave të urisë në Jemen dhe në Bririn e Afrikës, dy ministrat kanë debatuar lidhur me mundësitë e zbutjes së krizave dhe ndihmën që duhet ofruar njerëzve. Sa i përket krizës së urisë në Afrikë, Zvicra ka zotuar 15 milionë franga si ndihmë emergjente për Nigerinë.
Po ashtu në fokus të takimit ishte edhe debati mbi situatën në Evropë dhe politikën e Zvicrës ndaj BE-së.
Dy ministrat kanë shprehur qëndrime të pajtueshme edhe lidhur me Brexit-in.
Vëllimi i tregtisë në mes Zvicrës dhe BE-së tash është rreth 1 miliard në ditë pune, gjegjësisht Zvicra realizon një vëllim tregtar vjetor prej 250 miliardë eurosh në vit dhe kjo është sa gjysma e vëllimit tregtar të BE-së me Kinën.
Nga këndvështrimi i Zvicrës, thotë EDA/DFAE marrëdhëniet me BE-në duhet të normalizohen dhe bisedimet e bllokuara të rifillojnë. Por sigurisht, Zvicra pret hapa konkretë nga BE-ja.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva i përmbahet politikës së përjashtimit nga shkollat Qeveria e Gjenevës po refuzon të heqë dorë nga vendimi i saj për të përjashtuar fëmijët... -
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone? -
Qeveria do të përshtatë rregullat e hyrjes për individë të caktuar që vijnë nga vende të treta -
“Jo një Zvicre 10 milionëshe”, nëse iniciativa do të votohej tani, ajo do të miratohej -
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027











