Shkurt.ch
Burkhalter, në Madrid për t’i mbrojtur qëndrimet zvicerane
Ministri i Jashtëm zviceran, Didier Burkhalter, u takua të hënën në Madrid me homologun e tij spanjoll, José Manuel García-Margallo. Këshilltari federal ka vazhduar përpjekjet e tij për të shpjeguar pozicionin zviceran në marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian.
Z.Burkhalter i ka quajtur “pozitive” diskutimet me kreun e diplomacisë spanjolle. Ai theksoi rëndësinë e shpjegimit me partnerët evropianë në përpjekjet e bëra nga Zvicra për të gjetur një zgjidhje nëpërmjet kanaleve dypalëshe.
Spanja është shteti i katërmbëdhjetë anëtar i BE-së, me të cilin Zvicra diskuton muajt e fundit për të shpjeguar pozicionin e saj dhe për të gjetur një zgjidhje që u përshtatet të dyja palëve, duke përfshirë edhe çështjet e vështira institucionale.
E-Diaspora
-
Dënohet me burg të përjetshëm kosovari për tentativë vrasjeje të gruas në prani të fëmijës Një burrë e kishte goditur me thikë gruan e tij të ndarë më shumë se 20... -
Familja reagon për vdekjen tragjike të 22-vjeçari nga Kosova në Londër -
Amina Nuraj: “Unë, bija e Atdheut”, një rrëfim mbi identitetin shqiptar në Sanxhak -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Disspora
Diaspora: 15 miliardë € në 18 vjet për Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Fondet zvicerane të pensioneve regjistrojnë fitim, por pagesa e 13-të mund të krijojë presion financiar Fondet zvicerane të sigurimeve për pleqëri dhe pamundësi (AVS/AI) mbyllën vitin 2025 me një kthim neto... -
Banorët e Neuchâtel-it do të votojnë për përfshirjen e të drejtave të të moshuarve në Kushtetutë -
Shefi i zjarrfikësve merret në pyetje në hetimin zviceran për zjarret fatale -
Pse primet e sigurimit shëndetësor zviceran ndryshojnë kaq shumë midis kantoneve në vitin 2026? -
Zvicra shpall rrezikun më të lartë të orteqeve për disa pjesë të Alpeve













