Kosova
Burri vret gruan në Gjilan në natën e Vitit të Ri
Një grua është vrarë aksidentalisht nga bashkëshorti i saj në natën e Vitit të Ri në fshatin Selishtë të komunës së Gjilanit.
Policia njofton se ka arrestuar të dyshuarin për vrasje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar, pasi që i njëjti me pushkë gjuetie nga pakujdesia dyshohet se ka qëlluar gruan e tij viktimën femër K-shqiptare”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Gruaja e vrarë ishte mbi të 50-at. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Edhe në qytetin e Prishtinës kishte incidente, një banesë është përfshirë nga zjarri, ku dyshohet se zjarri është shkaktuar nga mjetet piroteknike. Në minutat e parë të 1 janarit flaka i është vënë edhe një stalle në fshatin Brolic të Pejës.
Sipas ankuesit, “nipat e tij duke ndezur fishekzjarrë aksidentalisht i kanë vënë zjarrin stallës së tij”. Sipas tij, vlera e dëmit është rreth 4000 euro.
Rast i zjarrvënies në stallë është raportuar edhe në fshatin Radoste të Rahovecit. Aty ankuesi ka thënë se zjarri kishte kapluar stallën në rrethana të panjohura. Ai ka thënë se vlera e dëmit është rreth 3500 euro. Edhe në fshatin Lebushë të Deçanit po ashtu është djegur një stallë e bagëtive.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane











