Kultura
Bushido, koncert në Prishtinë
Verë e nxehtë parashikohet të mbretërojë edhe këtë verë në Kosovë. Por edhe më “nxehtë” duket se do ta bëj rap këngëtari kontrovers nga Gjermania, Bushido. Artisti me famë ndërkombëtare do të performojë më 21 korrik në Prishtinë, në kuadër të festivalit “Prishtina Plus Festival”, i cili për tri ditë me radhë Parkun e Gërmisë do ta shndërrojë në qendër kulturore.
Kompania që ka konfirmuar ardhjen e këngëtarit është “Next Level” e cila njihet për sjelljen në Kosovë të shumë këngëtarëve më famë botërore.
Ardhjen e rap këngëtarit gjerman, adhuruesit e tij shqiptarë janë duke e pritur që nga viti i kaluar.
Edhe vetë rap artisti në faqen e tij zyrtare ka postuar videon që konfirmon ardhjen e tij ndërsa ka ftuar fansat e tij shqiptarë që jetojnë në Zvicër dhe Gjermani që të jenë të pranishëm në këtë koncert.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike











