Shqipëria
Butrinti mban kurorën e turizmit shqiptar
Njëri nga portalet më të famshme të turizmit në botë, TripAdvisor, që ka më shumë se 15 vite në qarkullim, shkruan shpesh herë për Shqipërinë.
Kësaj here, ky portal ka treguar se cilat kanë qenë destinacionet më të pëlqyera për turistët kudo në botë, sipas shteteve, përcjell albinfo.ch.
Në sytë e të huajve, Shqipëria po maturohet si vend turistik, teksa ndër vite janë rritur artikujt që flasin për bukuritë natyrore, plazhet apo të tjera pika në Shqipëri, shkruan ‘Monitor’.
Ka destinacione të pazbuluara ende në natyrë që, siç pohojnë mediat e huaja, “të lënë pa frymë.” Ndër pikat tona jo aq të forta sa natyra, vijon të jetë “shërbimi jo i mirë”, i listuar ndër komentet e portalit TripAdvisor.
Ndërsa, “krenaria” e kësaj here, sipas portalit, është Butrinti. Në hartën e ndërtuar për destinacionet më të pëlqyera nga turistët, Butrinti mban kurorën e turizmit shqiptar. Sipas Tripadvisor, ajo çfarë pëlqehet më tepër në Shqipëri lidhet me historinë.
Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Ndërprehet linja e trenit midis Brig në Valais dhe Italisë Linja e trenit midis Brig në kantonin Valais dhe Domodossola në Itali u ndërpre të hënën...
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
-
Studimi i ri zbulon se ku në Zvicër punonjësit fitojnë më shumë dhe më pak
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës